24 ore lajme: Tragjedia e Gerdecit: Arrestohen drejtori i MEICO dhe pronari i firmes Tragjedia e Gerdecit: Arrestohen drejtori i MEICO dhe pronari i firmes ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 17 March, 2008 12:51:00 Policia ka ndaluar 4 persona per shperthimet ne tragjedine e Gerdecit. Sipas burimeve te policise behet fjale per ndalimin e presidentit te firmes çmontuese ne Gerdec Mihal Delijorgji. Lajmi eshte konfirmuar nga burime te policise se Tiranes te cilet bejne te ditur se 4 personat jane shoqeruar ne Drejtorine e Policise vetem pak minuta me pare. Sipas policise firma Alb Demil çmontonte municionet ne depon e Gerdecit. Njekohesisht mesohet se eshte shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Tiranes edhe drejtori I firmes MEICO Ylli Pinari. Po keshtu te shoqeruarit ne mjediset e Drejtorise se Policise se Tiranes jane edhe dy persona te tjere, punonjes te MEICO. Kater ndalimet kane ardhur pas tragjedise se Gerdecit ndersa tashme ketyre personave do iu kontrollohen zyrat dhe dokumentacionet lidhur me menyren e perfitimit ne lidhje me kete biznes. Gjithashtu policia ben te ditur se do te kontrollohen te gjitha bizneset e tjera te tryera nga keta persona. Aktualisht te 4 te ndaluarit jane duke u marre ne pyetje nga hetuesit. Ndalimin e 4 personave te pare te ngjarjes se Gerdecit e kane konfirmuar edhe burime te prokurorise