Faqja e Pare | Kronika | Tragjedia e Gerdecit: Arrestohen drejtori i MEICO dhe pronari i firmes

Tragjedia e Gerdecit: Arrestohen drejtori i MEICO dhe pronari i firmes

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Policia ka ndaluar 4 persona per shperthimet ne tragjedine e Gerdecit. Sipas burimeve te policise behet fjale per ndalimin e presidentit te firmes çmontuese ne Gerdec Mihal Delijorgji. Lajmi eshte konfirmuar nga burime te policise se Tiranes te cilet bejne te ditur se 4 personat jane shoqeruar ne Drejtorine e Policise vetem pak minuta me pare. Sipas policise firma Alb Demil çmontonte municionet ne depon e Gerdecit. Njekohesisht mesohet se eshte shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Tiranes edhe drejtori I firmes MEICO Ylli Pinari. Po keshtu te shoqeruarit ne mjediset e Drejtorise se Policise se Tiranes jane edhe dy persona te tjere, punonjes te MEICO. Kater ndalimet kane ardhur pas tragjedise se Gerdecit ndersa tashme ketyre personave do iu kontrollohen zyrat dhe dokumentacionet lidhur me menyren e perfitimit ne lidhje me kete biznes. Gjithashtu policia ben te ditur se do te kontrollohen te gjitha bizneset e tjera te tryera nga keta persona. Aktualisht te 4 te ndaluarit jane duke u marre ne pyetje nga hetuesit. Ndalimin e 4 personave te pare te ngjarjes se Gerdecit e kane konfirmuar edhe burime te prokurorise

Komente (1 vendosur):

hetuse.te shqiperis. ne 17 March, 2008 02:53:36
avatar
4 personal e ndaluer,esht mire qe veproni ne ket menyre,por,a do gjindet se kush ju dha keto kontrata per c'montime armatimesh ketyre personave,dhe qe eksperience ushtarake,
dhe qe epertize kane keto firma,ketu duhet dalur edhe dyret e korrupcionit
qe esht ne kulem,qe nga kryministri e
deri ke nji kryeplak fshati.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0