24 ore lajme: Gerdec: Rritet ne 13 numuri i te zhdukurve Gerdec: Rritet ne 13 numuri i te zhdukurve ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 17 March, 2008 02:50:00 Kryeministri Sali Berisha ka bere te ditur sot numrin e te zhdukurve ne shperthimin e municioneve ne Gerdec te Vores. Kreu i qeverise beri te ditur se numri i te zhdukurve eshte rritur nga 9 i raportuar deri dje sot arrin ne 13. Berisha ka kerkuar te behen publike emrat e te zhdukurve. Kryeministri eshte shprehur se qeveria do te marre masat qe te llogarise demin dhe te rindertoje nga e para shtepite e demtuara. "Rreth 300 ndërtesa janë të shembura dhe 185 janë me dëmtime të rënda. Të përcaktohet këto me dëmtime të rënda, por kjo do të kërkojë dhe ekip të specializuar inxhinerësh ndërtimi. Prandaj Ministria e Transporteve dhe institutet e saj do të përcaktojnë se cilat banesa duhet të rindërtohen, cilat do të ndërtohen nga e para që të procedojmë me shpejtësi për hapjen e shesheve të ndërtimit. Në rast se ndërhyrja është jo e thjeshtë pa u bërë çminimi në zonën e dëmtuar të shtëpive, mund të fillojë ndërtimi menjeherë në të gjithë pjesën tjetër. Aty ku janë komisionet të përcaktojnë disbursimin e dëmit në mënyrën më të shpejtë të mundshme, sepse në këtë mënyrë ne nxjerrim jashtë liste 1600 shtëpi dhe objekte me dëmtime të lehta " , tha Berisha sot ne mbledhjen e Komitetit te Emergjencave te drejtuar nga zv/kryeministri Gazmend Oketa. "Fshati Gërdec është rrënuar. Mund të bëhet këto dy ditë një takim me përfaqësuesit më kryesorë në qoftë se duan ne shtëpitë ua ndërtojmë aty ku i kanë në rast se dëshriojnë ne u ndërtojmë një fshat në përputhje me një plan të ri të cila. Kjo kërkon një ujdi të plotë mes tyre sepse aty është e mundur të ndërhyhet për riurbanizimin pasi shkatërrimi është i madh", shtoi Berisha ne mbledhje. Nderkaq kryeministri ka premtuar se cdo rit mortor per viktimat do te kryhet nga qeveria. “Zoti Nishani familjeve të viktimave do t`u jepet një ndihmë prej 2 milionë lekësh dhe ky vendim duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Sot duhet të jetë një vendim qarkullues dhe shpenzimet e varrimit duhet t`i marrim përsipër ne” , beri te ditur Berisha. Ai ka kerkuar qe per pastrimin e zones nga mbetjet e shpperthimit te punesohen dhe banore si dhe te caktohet zona ku do te hidhen rrenojat. “Te veprohet ne menyre efikase si dhe te intensifikohet operacioni i kerkimit” , ka qene mesazhi i kryeministrit per forcat speciale qe po “krehin” zonen e rrenuar te Gerdecit. Te zhdukur Flavio Deliu Irena Deliu Mane Qilani, Shkelqim Cani Bukurie Cani Zilie Kaca Shqipe Alhasa Mete Haziri Endrit Vorani Ilirjan Malshi Arben Hase Jetmir Deliu dhe nje person qe nuk eshte identifikuar ende