Faqja e Pare | Kronika | Gerdec: Rritet ne 13 numuri i te zhdukurve

Gerdec: Rritet ne 13 numuri i te zhdukurve

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Gerdec 17 Mars

Kryeministri Sali Berisha ka bere te ditur sot numrin e te zhdukurve ne shperthimin e municioneve ne Gerdec te Vores. Kreu i qeverise beri te ditur se numri i te zhdukurve eshte rritur nga 9 i raportuar deri dje sot arrin ne 13. Berisha ka kerkuar te behen publike emrat e te zhdukurve. Kryeministri eshte shprehur se qeveria do te marre masat qe te llogarise demin dhe te rindertoje nga e para shtepite e demtuara.
"Rreth 300 ndërtesa janë të shembura dhe 185 janë me dëmtime të rënda. Të përcaktohet këto me dëmtime të rënda, por kjo do të kërkojë dhe ekip të specializuar inxhinerësh ndërtimi. Prandaj Ministria e Transporteve dhe institutet e saj do të përcaktojnë se cilat banesa duhet të rindërtohen, cilat do të ndërtohen nga e para që të procedojmë me shpejtësi për hapjen e shesheve të ndërtimit. Në rast se ndërhyrja është jo e thjeshtë pa u bërë çminimi në zonën e dëmtuar të shtëpive, mund të fillojë ndërtimi menjeherë në të gjithë pjesën tjetër. Aty ku janë komisionet të përcaktojnë disbursimin e dëmit në mënyrën më të shpejtë të mundshme, sepse në këtë mënyrë ne nxjerrim jashtë liste 1600 shtëpi dhe objekte me dëmtime të lehta " , tha Berisha sot ne mbledhjen e Komitetit te Emergjencave te drejtuar nga zv/kryeministri Gazmend Oketa.
"Fshati Gërdec është rrënuar. Mund të bëhet këto dy ditë një takim me përfaqësuesit më kryesorë në qoftë se duan ne shtëpitë ua ndërtojmë aty ku i kanë në rast se dëshriojnë ne u ndërtojmë një fshat në përputhje me një plan të ri të cila. Kjo kërkon një ujdi të plotë mes tyre sepse aty është e mundur të ndërhyhet për riurbanizimin pasi shkatërrimi është i madh", shtoi Berisha ne mbledhje.

Nderkaq kryeministri ka premtuar se cdo rit mortor per viktimat do te kryhet nga qeveria. “Zoti Nishani familjeve të viktimave do t`u jepet një ndihmë prej 2 milionë lekësh dhe ky vendim duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Sot duhet të jetë një vendim qarkullues dhe shpenzimet e varrimit duhet t`i marrim përsipër ne” , beri te ditur Berisha. Ai ka kerkuar qe per pastrimin e zones nga mbetjet e shpperthimit te punesohen dhe banore si dhe te caktohet zona ku do te hidhen rrenojat. “Te veprohet ne menyre efikase si dhe te intensifikohet operacioni i kerkimit” , ka qene mesazhi i kryeministrit per forcat speciale qe po “krehin” zonen e rrenuar te Gerdecit.

Te zhdukur

Flavio Deliu
Irena Deliu
Mane Qilani,
Shkelqim Cani
Bukurie Cani
Zilie Kaca
Shqipe Alhasa
Mete Haziri
Endrit Vorani
Ilirjan Malshi
Arben Hase
Jetmir Deliu
dhe nje person qe nuk eshte identifikuar ende

Komente (16 vendosur):

Liverpool ne 17 March, 2008 06:06:03
avatar
NgushlLimet me te sinqerta familjeve qe humben me te dashurit e tyre.
VLORA PERLE! ne 17 March, 2008 06:31:25
avatar
Sa mire, qeveria siguron falas varrimet te gjithe shqiptareve, mjafton qe ata te shkojne drejt vdekjes me deshire!!

Ore nje pytje kam une!!
Ky karagjoz, gjen rastin te dale sa me shume TV-rave e t'i fiksohet popullit deri ne endrrat horror?? C'pune ka ky qe del e raporton per numrin e viktimave??? Kush eshte ky??
Ku i ka ministrat, ku e ka ministrin e shendetesise (ate kohvacanin), ku e ka ministrin e mbrojtjes??!!

Ore po ky eshte cmendur fare fare fare!! Ai kujton se qenka Zoti i shqiptareve!!!

Mjere mjere o shqiptare ne c'duar keni rene, e po vazhduat ta shtroni kurrizin ne kete menyre, atehere mire t'ju behet!!
VLORA PERLE! ne 17 March, 2008 06:33:54
avatar
Dhe karagjozlliqet e ketij s'kane te sosur!! Te vjen te qeshesh me te madhe edhe pse kjo eshte nje fatkeqesi e madhe!!

E shpenzoi diten e zise, me tragjedine e Farkes, e tani s'ka si te beje me kete dite sketerre te Shqiperise!!

Une i propozoj atiiiiij qe ta shpalle muejin e ziiiise!! Ose me mire te shpalle mandatin e ziiiisee!!!
NEW JERSEY,USA. ne 17 March, 2008 07:18:18
avatar
ME LOTE,NGA ZEMRA JU SHPEHI UNGUSHLLIMET E MIJA FAMILJEVE TE VIKTIMAVE TE KETI FSHATI QE PAT FATIN E KEQ TE NJI AKSIDENTI KATASTROFIK SI KY,
POR ESHT FATI I JONE QE GJINDEMI NE DUART E NJI KRYMINISTRI SI SALI BERISHA,
NJI KRYEMAFIOZI QE KA RRETH TI PRESIDENTIN TOPI DHE MINISTRAT E ZONJEN
TOPALLI,NJI BANDE E KORRUPTUAR QE NGA
KOKA E DERI NE KEMBE,POPULLI VUNE,PA
ASNJI LLOJI NDIHME,PO KU ISHTE SHTETI DERI NE SOT?NUK DINTE ASGJE PER KETO DEPO ARSINALE?SI U LEJUE ATY TE BEHEN SHTEPI?TE BANUSHME ME NJERZ TE PA FAJI.
PO C'DO NA KA ZEN FATI,NA KURR NUK PASKEMI PAS NJI UDHEHEQES!POR KARIERISTE,MAFIOZ,EDHE MUSTAFA KRUJA,
ERNEST KOLIQI,QAZIM MULLETI,MAN KOKOLESHI,MUHARREM BAJRAKTARI,SALI
PORTOPAPA,GJON MARK GJONI,ABAZ KUBI,E
TJER KAN QEN MA TE MIRE PER POPULLIN
SHQIPETAR QE NGA VITI 1990 E DIERI NE SOT KUR DULEN NE SKEN SALI BERISHA,
ME KOMPANI E FATOS NANO ME IDEOLOGJI,
AI POPULL NUK PAU DRITE,NGA NJI E ZEZ NE TJETER,NGA NJI BANDITIZEM NE TJETER,
NGA NJI MAFIOZ NE NJI TJETER,NGA NJI
KORRUPCION NE NJI TJETER,C'DO DITE
VDEKJA PO I VJEN ATI POPULLI KEQ E MA KEQ,POR NJI DITE,BOLL DO JET BOLL!
Ana ne 17 March, 2008 07:21:05
avatar
Ngushellime njerezve dhe ishalla te gjehet ndonje.

VLORA PERLE... Edhe une duke qene jashte shtetit nuk mund ta shoh dot Sali Berishen, por kjo nuk eshte koha e duhur per share personin... por per te kritikuar idete.

Si per shembull, ky vrull per te rindertuar eshte teper i rrezikshem. Do te filloj menjehre rindertimi? Dale o i uruar se ka plot predha (shells?) te pashperthyera. S'kemi nevoje per tragjedi te tjera. Merren gjerat me shtruar...
shqiptari-ferizaj ne 17 March, 2008 07:58:53
avatar
ngushllime te gjith antarve te familjes qe humben me te dashurit e tyre ju shpre ngushllimet me te sinqerta qe mund ti ken nje njeri ky ka qen ni holokaust qe nuk guzonte te ndodhte .edhe nje her ngushllime
Enver mehmeti ne 17 March, 2008 10:20:53
avatar
Ngushllmet e mija per familjet e
viktimave.....
Ne si Shqiptar jemi populli me i forti ne bot..Por ekemi nje fat shum te keq qe e kemi nje Politik shum tradhtare qe punon vetem kunder popullin e vet,,,,,
kot flasim ne 17 March, 2008 10:54:39
avatar
VDIQ MBRETI! RROFTE MBRETI!
GJITHMONE KOME DASHTUR TE DI SE SI KA QENE NE KOHEN E MBRETIT"ZOG"KISHTE KRYMINISTER MUSA JUKEN-POR TASH DESHIROJI TE DI!KUSH ESHT MBRET E KUSH
ESHT KRYMINISTER?<SALO ESHT MBRET E
SALO ESHT KRYMINISTER>PRA-O LAL KROS O
LAL KROS,VET SHKRUJ E VET VULOS>PRO NA
KEMI VEQ NJI RRUGE!POPULLI SHQIPETAR SI BAGETI DHE BERISHA ESHT QOBANI,NA QONE
KU TE DOJE,E NA PERDOR SITE DOJE,KJO
ESHT QEVERIJA E SOME SHQIPETARE,NJI NDER SHTETET MA TE KORRUPETURA NE BOTE,
MOS PERFILLIMI I POPULLIT,AS NE
DARFU TE AFRIKES NUK ESHT SI SOT NE SHQIPERI!TE LUMTE O SALO BERISHA,SE NGA
NJI VEND POTHUJ MODERN ME TRAKTORE E KOMBAJA SOT E KTHEVE ATE VEND ME QEE,E
PARMENDA,TE LUMTE O BERISHA E TY O TOPI.
edi ne 17 March, 2008 11:12:14
avatar
te shkojne ne nje vende me te bukur dhe me te mire ne paradajse vavshin dhe tju kene lene uratat te gjithe sdi cfare te them me se jam prekur
sala ne 17 March, 2008 12:05:57
avatar
sala te vret por te varros gratis
Xhevdet Dervishaj, Prizreni ne 17 March, 2008 12:06:20
avatar
ngushlllime te perzemrta, te gjith popllit shqipetar, ne gjitha troja.
Pra personalisht jam i prekur shum, si te gjith tjeret. Dhe mendoj se fatkeqesijat ndollin ne qdo vend; an e mbare botes. Dhe nuk e fajesoj as qeverine, as ministrat dhe askend tjeter. veq e lus zotin fuqiplot qe te na jep force, dijuni, dhe te na bashkon ne momentet e veshtira. te gjith se bashku e mundim qdo veshtersi.
genti buliqi ne 17 March, 2008 12:29:29
avatar
Ngushllimet te perzemerta per te gjith familjart qe humben jeten ne aksidentin tragjik ne gerdec zoti qoft me ju.dhe qeveria duhet te mbaje nje pergjegjesi per kete aksident,si qoft ajo e kaluara dhe kjo qe eshte ne fuqi tani,qe lejoj qytetaret te ndertojne shtepi rreth zonave ushtarake,dhe te marrin masa te menjehershme per zona te tjera ushtarake
shpezim ne 17 March, 2008 01:52:28
avatar
nugshllime te gjth atyre qe kan viktima ne ket tragjedi .po mjaft atyre qyqarave qe po e shfrytzojn ket zragjedi per qeshtje politike,dil me program o zoti rama edhe fito se ja nxive jeten te shkretit sali
BESART KRASNIQI (OPOJ)f.sh.BREZNE ne 17 March, 2008 02:41:37
avatar
ngushllimet me te perzemerta per te gjith fmiljaret qe humben jeten ne gerdec zoti qoft me ju.un nuk e fajsoj kerken veq e lus zotin fuqiplot qe tena jep forc te gjtheve se edhe na kena mu bashku bashk ne at bot.kshtu qe ju jap ngushllime me te perzemerta familjeve te viktimave.
Izmir Zagani ne 17 March, 2008 07:34:35
avatar
Ngushllime nga zemra per pjestaret e viktimave te GERDECIT.ajo dit ishte nje dit e zes si tronditi te gjith shqiptaret kudo si ndodhen, ishalla ksi gjerash te tilla mos te pesriten ma, ata qeveritaret duhen var se tan faji i tyne esht.
Miri nga Laci ne 17 March, 2008 09:28:36
avatar
Ngushellimet me te sincerta per popullin e Gerdecit ZOTIqofte me ju

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Tetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0