24 ore lajme: Identifikohen viktimat ne morgun e Tiranes Identifikohen viktimat ne morgun e Tiranes ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 16 March, 2008 06:23:00 Identifikohen trupat e personave pa jete qe gjenden ne morgun e Spitalit “Nene tereza” ne kryeqytet.Me shume se 24 ore pas tragjedise se Gerdecit behen te ditur emrat dhe moshat e 9 viktimave te kesaj ngjarjeje te jashtezakonshme. Lajmi eshte bere i ditur nga Instituti i Mjkesise Ligjore. Behet fjale per : Jetmir BALLAZHI 19 vjec Muhamed HOXHA 59 vjec Rajmonda DURDA 40 vjec Besim CANGA 57 vjec Roland ALLA 20 vjec Hyesn CANI 52 vjec Liljana DELIU 23 vjec Jetmir DELIU 21 vjec Reshit KRUJA 47 vjec Sipas gazetares sone ne vendin e ngjarjes Albana Qehajaj mesohet se I mbijetuari i fundit ka qene nje femije vetem 9 vjec. Ai eshte nxjerre nga forcat e RENEA-s te cilet kane evakuar plot 5 persona te mbijetuar. Personat e evakuar jane 4 meshkuj dhe 1 femer. Ata jane gjetur rreth kodrinave te fshatit Gerdec. Gjithashtu trupat e Xhenios kane hyre ne zonen e shperthimit dhe kane spastruar zonen. Qeveria ka hapur prane bankës Raiffeisen Bank numrin e Llogarisë Bankare “Ndihma për të prekurit nga ngjarja në Gerdec”. Të gjithë ata që duan të japin kontributin e tyre në ndihmë të viktimave të tragjedisë së Vorës dhe familjet e tyre mund te bejne derdhjet në këto numra llogarie bankare : ALL 8003890900 EUR 8000890900 GBP 8002890900 USD 8001890900Hapja e nje numri llogarie eshte kerkuar nga shume bashkeatdhetare shqiptare jashte vendit. Nje emigrante shqiptare, Engjellushe Shaqiri, gjate nje prononcimi per tv News24 kerkoi nga shtetit shqiptare te hape nje llogari bankare “per te kontribuuar per popullin” e saj. Identifikohen trupat e personave pa jete qe gjenden ne morgun e Spitalit “Nene tereza” ne kryeqytet.Behet fjale per :