Faqja e Pare | Kronika | Fier, ekzekutohet me plumb në sy biznesmeni i miellit

Fier, ekzekutohet me plumb në sy biznesmeni i miellit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Ekzekutohet me gjashtë plumba pronari i një fabrike mielli në fshatin Ngjegjan të Fierit. Mehmet Feleqi është gjendur i vrarë mëngjesin e djeshëm në mjediset e fabrikës së tij nga djali që kishte dalë për të kontrolluar pronat në mëngjes. Vrasja mendohet të jetë kryer gjatë natës nga një distancë e afërt. Madje njëri prej plumbave është qëlluar në syrin e viktimës dhe mendohet se kjo është edhe goditja vdekjeprurëse. Hetimet e para të policisë nuk kanë mundur që të zbulojnë ende asnjë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje ndërsa janë hedhur edhe dy pistat e para hetimore.
Vrasja
Mëngjesin e djeshëm djali i dytë i familjes Feleqi kishte për detyrë që të kontrollonte pronat e tyre. Safeti ka dalë si çdo ditë rreth orës 05.00 të mëngjesit por kur ka hyrë në fabrikën e miellit është përballur me skenën makabre. Babai i tij ndodhej i shtrirë përdhe në një pellg gjaku dhe nuk jepte asnjë shenjë jete. Trupi ndodhej përdhe dhe pranë tij nuk kishte asgjë tjetër. Menjëherë ai ka njoftuar njerëzit e tjerë të familjes e më pas është njoftuar policia për ngjarjen e ndodhur. Pak minuta më pas në vendin e ngjarjes kanë zbarkuar dhjetëra forca policie, të cilat kanë zonën ku ka ndodhur krimi. Hetuesit kanë bllokuar edhe të gjitha rrugët e fshatit duke nisur kërkimet për të gjetur autorët e mundshëm të krimit. Burime nga grupi hetimor i çështjes pohuan se të parët që janë marrë në pyetje janë të afërmit e viktimës, të cilët kanë pohuar se nuk kishin asnjë dyshim në lidhje me autorësinë e krimit. Më pas policia ka marrë në pyetje edhe banorë të ndryshëm të fshatit.
Hetimet
Nga hetimet e para të policisë dyshohet se vrasja është kryer gjatë orëve të natës. Vrasësi dhe viktima 23 vjeç mendohet se kanë pasur njohje me njëri- tjetrin dhe atë natë janë takuar në mjediset e fabrikës. "Vrasja është kryer nga një distancë e afërt dhe mbi viktimën janë qëlluar të paktën gjashtë plumba pistolete. Fakti që asnjë nga shtëpitë pranë nuk ka dëgjuar krismat bën të dyshosh se pistoleta mund të ketë qenë edhe me silenciator",- pohuan hetuesit. Sipas tyre, pesë prej plumbave ishin në trupin e viktimës ndërsa një predhë tjetër kishte hyrë në syrin e tij duke përshkruar tej për tej kokën. Kjo mendohet se është dhe goditja vdekjeprurëse, e cila është qëlluar nga një distancë shumë e afërt.
Motivi
Hetuesit e çështjes nuk kanë mundur ende që të nxjerrin një motiv për atë që ka ndodhur gjatë natës së djeshme në fshatin Ngjegjan të Fierit. Mësohet se viktima nuk kishte precedentë penalë nga policia. Ndërkohë banorët e fshatit kanë pohuar se sipas tyre viktima nuk kishte ndonjë hasmëri me ndonjë banor të zonës. "Ai ishte një njeri i mirë dhe kishte marrëdhënie shumë të mira me të gjithë",- kanë thënë banorët e fshatit në lidhje me viktimën Mehmet Feleqi. Por hetuesit kanë mundur që të nxjerrin edhe dy pistat e para hetimore, të cilat kanë lidhje me një grindje për motive pronësie si dhe me një grindje për motive të dobëta. Hetuesit pohuan se dyshohet se para dy ditësh viktima ka pasur një debat me një taksist, por deri tani ende nuk ështëkonfirmuar as emri i taksistit dhe as shkaqet e kësaj zënke. Pista e dytë që është hedhur nga banorët e fshatit për policinë është ajo e një grindjeje për motive pronësie me një të njohurin e tij, i cili dyshohet se është i afërm. Deri tani policia nuk ka mundur që të gjejë prova për të shpallur zyrtarisht edhe pistën kryesore të hetimit për vrasjen e 32-vjeçarit. 

Biznesi i familjes

Familja Feleqi kishte ngritur një biznes modest në fshatin e tyre. Një fabrikë mielli, e cila punonte vetëm në kohën kurbanoret e këtij fshati përfundonin korrjen e grurit për ta bluar. Ndërkohë familja kishte ndërtuar edhe një dyqan ku shiteshin artikuj të ndryshëm ndërsa pranë tij kishte edhe një ambient që përdorej edhe si lokal për pirjen e kafesë nga banorët. Këtu ata kishin ndërtuar edhe banesën e tyre. Bizneset e familjes punoheshin nga tre djemtë dhe kryefamiljar Mehmet Feleqi.

Komente (2 vendosur):

pejoni ne 15 March, 2008 05:43:21
avatar
Cfare lajmi,smeret vesh se cfare eshte dhe cfare ka ndollë..Ketu thuhet, biznismen, baba, kryefamiljar, viktima kishte 32 vjec, baba i tre femijëve bashkëpronar, kishte mullirin, kishte fabrik mielli..Oo gazetar koti,,nje gazet thotë kishte MULLIRIN, tjetra thotë FABRIK mielli, tjetra thotë viktima ishte njeri nga cunat e familjes FELECI, ju thuani se ishte kryefamiljare BABA dhe se kishte 32 vjec..HAJDE GAZETAR KOTI HAJDE!!!
fatosi ne 15 March, 2008 07:55:29
avatar
gjithmon kun ndigjojm keso lajmesh jan shum tronditese vrasje e vdekje e tje. po nejse i vdekuni me te vdekurin e gjadhi me te gjadhin. se pastaj behemi shum e nuk na men toka me. po desha ti them ketij qe ka shkrujtur shkirimin me siper , se paska nji fjalor shum te paster , rahat ta shpresh me shkrim po ti at fjalor hajde e perdore ketu ne shqiperi apo dikun ne troje shqiptare se ti shgulin koqet prej venit mor peder po ti nuk er shqiptarit.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0