24 ore lajme: Bijen nga skela dy punetore: nje i vdekur dhe nje i plagosur rende Bijen nga skela dy punetore: nje i vdekur dhe nje i plagosur rende ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 13 March, 2008 01:30:00 Një person ka humbur jetën sot dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti në punë.Ngjarja ka ndodhur sot kur punëtorët po bënin rikonstruksionin e një godine.Shtetasi Lin Voci 45 vjec ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga rënia e një prej skelave ku po punonte. Shoku I tij Isa Lamaj 40 vjec ka mbetur I plagosur dhe është dërguar menjëherë në QSUT ku po merr dhe ndihmën e nevojshme nga mjekët.Është shoqëruar në polici administratori I firmës "Albiol" sh.p.k Gezim Kalazeli, për shkak se firma në të cilën punonin punëtorët nuk I plotësonte kushtet teknike të sigurisë në punë.