24 ore lajme: Plagosen gjashte persona ne fabriken e cimentos ne Fushe Kruje Plagosen gjashte persona ne fabriken e cimentos ne Fushe Kruje ================================================================================ Daniela Bonollari ( Balkanweb ) on 12 March, 2008 09:06:00 Gjashte persona jane plagosur sot ne Fabriken e Cimentos ne Fushe-Kruje. Ngjarja ka ndodhur sot rreth ores 11:00 ku si pasoje kane mbetur te aksidentuar 6 shtetas me kombesi te huaj, mes tyre dhe nje shqiptar. Policia dhe nje grup i gatshem hetimor kane shkuar menjehere ne vendgjarje dhe kane konstatuar aksidentin dhe identifikuar te plagosurit. Sipas njoftimit per shtyp nga policia te plagosur jane: 1-Dunkan Rethoford, 52 vjec, me shtetësi angleze. 2-Llazi Stavenkovski, 55 vjec, me shtetësi maqedonase. 3-Lajfi Jevernat, 27 vjec, me shtetësi jordaneze. 4-Besim Gashi, 37 vjec, me shtetësi maqedonase. 5-Ali Sabah, 50 vjec, me shtetësi libaneze. 6- Elidon Arapi, 25 vjec, me shtetësi shqiptare. Policia ben te ditur se ngjarja ka ndodhur pikerisht gjatë kohës kur po bëhej remonti i furrës. Gjate punimeve ne remont janë shembur muret e furres. Po sipas te njejtave burime, 5 nga të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku tre prej tyre e pikërisht shtetasit Dankan Retherford, Llazi Stavenkovski dhe Lajfi Jevernat ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Vetem shtetasi Elidon Arapi, shqiptar ndodhet ne spitalin e Fushe-Krujes pasi gjendja e tij ka qene me e lehte. Nderkaq vazhdon kryerja e veprimeve të para hetimore për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit. Deshmite: Rane nga skela mbi 20 metra lartesi TV News24 qe ka ndjekur hap pas hapi ngjarjen ben te ditur se te 6 punonjesit, 2 maqedonas, 1 libanez, nje jordanez, nje anglez dhe nje shqiptar jane ndihmuar dhe nxjerre nga rrenojat e betonit nga punetoret e tjere te fabrikes dhe jane derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak pasi shkalla e demtimeve ka qene shume e rende. 5 te plagosurit ndodhen ne repartin e traumave dhe po marrin ndihmen e nevojshme. Mjeket ne Spitalin Ushtarak bejne te ditur se maqedonasi Stavenkovski eshte ne gjendje me te rende se 4 koleget e tjere. Ai ndodhet ne koma cerebrale dhe mjeket konstatojne se gjendja e tij eshte kritike per jeten. Deshmite nga vendgjarja tregojne se punonjesit me profesione, mekanike, pergjegjes turni, inxhiniere, specialiste kane qene duke punuar mbi nje skele ne furren e larte mbi 50 metra. Ata kane qene ne rreth 20 metra lartesi ne momentin qe po punonin dhe jane rrezuar papritur. Shkaqet, deshmitaret sjellin dy versione 2 versione te ndryshme jane bere te ditura per News24 se kush mund te kene qene shkaqet e renies se skeles. Nje version i pare ka qene shkeputja e nje pjese betoni nga muret e furres gje qe ka shkaktuar rrezimin e saj, kurse versioni i dyte ai i montimit keq te skeles, pra nje gabim njerezor. Gjithsesi policia po heton per ngjarjen per te dhene me pas shkakun e vertete te ngjarjes qe per momentin eshte cilesuar si aksident. Rende maqedonasi Spavenkovski Gjendja shëndetësore e Llaze Stavenkovski, 55 vjeç, nga Maqedonia ( njëri prej pesë punëtorëve të aksidentuar në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë), paraqitet kritike për jetën. Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj beri te ditur se 55 vjeçari maqedonas ka pësuar dëmtime të shumta, sidomos në pjesën e kafkës, ndërsa katër punëtorët e tjerë jane jashte rrezikut per jeten. Kreu i Inspektoriatit te Punes:Shkak mund te kete qene defekti në montimin e skelës Kreu i Inspektoriatit te Punes flet per ngjarjen ne Fabriken e Cimentos ku u plagosen 5 persona. Sipas Thoma Micos ne kete fabrike jane bere kontrolle te vazhdueshme nga te cilat eshte konstatuar se Fabrika e Cimentos ploteson kushtet teknike te punes. “Mendoj se shkak per aksidentin ka qene defekti ne montimin e skeles”, tha Mico duke shtuar se do te jete policia ajo qe do te sqaroje shkaqet e verteta te ngjarjes. (Marre nga BalkanWeb)