24 ore lajme: Arrestohen tre doganiere te doganes se Tushemishtit Arrestohen tre doganiere te doganes se Tushemishtit ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 12 March, 2008 02:29:00 Nje doganier dhe dy punonjës policie ne doganën e Tushemishtit janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni te përbashkët te forcave te Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Drejtorisë së Doganave dhe i drejtorisë së Policisë Kufitare. Të arrestuarit janë Genci Tahirllarit oficer në doganën e Tushemisht, Mentor Killo-kontrollor policie dhe Ardian Mëhilli doganier në këtë pikë kufitare. Në pranga ka rënë gjithashtu edhe Ndricim Alla, drejtues i një furgoni që transportonte 5 tonë fruta kontrabandë nga Maqedonia. Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe favorizimit të kontrabandës.