24 ore lajme: Zjarri shkakton vdekjen e dy fëmijëve, në zonën e Sharrës, në Tiranë Zjarri shkakton vdekjen e dy fëmijëve, në zonën e Sharrës, në Tiranë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 10 March, 2008 04:30:00 Dy fëmijë kanë humbur jetën, orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në zonën e Sharrës, ne kryeqytet, kur flaket e zjarrit kane rënë në banesën e Sotiraq Prenit, në kohën kur fëmijët Renato e Glezart Preni / 13 e 15 vjeç/ ndodheshin vetëm në shtëpi. Plagë ka marre edhe një prej efektivave të policisë, i cili ndihmoi për nxjerrjen e fëmijëve nga shtëpia. Forcat e policisë së “Lagjes Kombinati”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ata kanë marrë fëmijët dhe pasi kanë ecur rreth 2 km këmbë me fëmijët në krahë, pasi nuk kishte rrugë për futjen e makinave, i kane çuar ata ne spitalin me te afërt. Gjate natës gjendja shëndetësore e fëmijëve ka pësuar komplikime dhe vëllezërit Preni nuk kane mundur dot të mbesin gjallë. Plagë ka marre edhe një prej efektivave të policisë, i cili ndihmoi për nxjerrjen e fëmijëve nga shtëpia. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Për zbulimin e shkaqeve po hetohet ne dy pista ; atë të një shkëndije elektrike, ose të ndezjes së një zjarri nga fëmijët për t’u ngrohur, zjarr qe me pas ka përfshirë banesën e vjetër të familjes Preni. Mësohet se prindërit e fëmijëve jetonin ne Greqi, dhe se viktimat, 13 dhe 15 vjeç, jetonin vetëm në shtëpi.