Zjarri shkakton vdekjen e dy fëmijëve, në zonën e Sharrës, në Tiranë
Dy fëmijë kanë humbur jetën, orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në zonën e Sharrës, ne kryeqytet, kur flaket e zjarrit kane rënë në banesën e Sotiraq Prenit, në kohën kur fëmijët Renato e Glezart Preni / 13 e 15 vjeç/ ndodheshin vetëm në shtëpi. Plagë ka marre edhe një prej efektivave të policisë, i cili ndihmoi për nxjerrjen e fëmijëve nga shtëpia.
Forcat e policisë së “Lagjes Kombinati”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ata kanë marrë fëmijët dhe pasi kanë ecur rreth 2 km këmbë me fëmijët në krahë, pasi nuk kishte rrugë për futjen e makinave, i kane çuar ata ne spitalin me te afërt.
Gjate natës gjendja shëndetësore e fëmijëve ka pësuar komplikime dhe vëllezërit Preni nuk kane mundur dot të mbesin gjallë.
Plagë ka marre edhe një prej efektivave të policisë, i cili ndihmoi për nxjerrjen e fëmijëve nga shtëpia.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Për zbulimin e shkaqeve po hetohet ne dy pista ; atë të një shkëndije elektrike, ose të ndezjes së një zjarri nga fëmijët për t’u ngrohur, zjarr qe me pas ka përfshirë banesën e vjetër të familjes Preni.
Mësohet se prindërit e fëmijëve jetonin ne Greqi, dhe se viktimat, 13 dhe 15 vjeç, jetonin vetëm në shtëpi.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj