24 ore lajme: Plagoset rëndë një polic në Tiranë, derisa ishte në krye të detyrës Plagoset rëndë një polic në Tiranë, derisa ishte në krye të detyrës ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 March, 2008 01:41:00 Një polic u plagos rëndë sot në Tiranë, gjatë një operacioni për arrestimin e një personi të kërkuar për krime të rënda. Fillimisht u njoftua se polici ishte vrarë, por më pastaj u saktësua se ai ishte plagosur rëndë. I kërkuari për krime të rënda, njëherit edhe autor plagosjes së policit në detyrë, edhe vetë është plagosur nga forcat policore dhe aktualisht ndodhet në spital.