Kapet përsëri drogë në Kakavijë, dy të arrestuar
Forcat e Policisë së Kakavijës kanë ndaluar dy shtetas të tjerë, pasi u kapën me lëndë narkotike. Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në një automjet tip trailer, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, seksioni i Luftës Kundër Drogës, pranë Policisë së Tiranës, mundësoi përgjatë orëve të vona të së premtes kapjen në sajë të grumbullimit të saktë të informacioneve të dy shtetasve si dhe sekuestrimi i 10 pakove e dyshuar canabis sattiva. Në pranga përfunduan shtetasit, Skënder Sinan Baza, 48-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, si dhe Dhimo Dhimitri Koraj, 37-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Gjirokastër. Të sipër cituarit u kapën në flagrancë falë bashkëpunimit dhe koordinimit të punës me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe shërbimet e komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Policia bëri të ditur se u ushtrua një kontroll në automjetin tip trailer, me targë SR 0492 B, i cili drejtohej nga shtetasi Dhimo Koraj, ku pas një kontrolli të imtësishëm në gomën rezervë të këtij kamioni janë gjetur dhe u sekuestruan 10 pako të mbështjella me natriban, e dyshuar bimë narkotike e llojit canabis sativa. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 pako të izoluara me natriban me përmbajtje të bimës së dyshuar narkotike canabis sativa, me peshe 9.9 kg, dy telefona celular Nokia si dhe shuma e parave prej 340 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal.
Tre ditë më parë u zbuluan në Kakavijë rreth 25 kg lëndë narkotike e llojit "kanabis sativa". Droga u gjet në automjetin tip "Skania", me targë FR 9789 B, me travel SR 0492 B, gjatë një kontrolli fizik të zakonshëm. Polici tha se, në brendësi të gomës rezervë u zbulua një sasi prej 25 kg lëndë narkotike të llojit "kanabis sativa", e cila ndodhej e fshehur në pjesën e pasme të automjetit të tonazhit të rëndë. Lidhur me këtë ngjarje, Policia e kalimit kufitar të Kakavijës ndaloi shoferin e automjetit, 38-vjeçarin Dhimo Karaj, lindur dhe banues në qytetin e Fierit, si dhe pasagjerin 30-vjeçar Aristotel Selfo, lindur në Gjirokastër dhe emigrant në Greqi, ndërsa një ditë më pas u arrestuan edhe tre shtetas të tjerë.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj