Faqja e Pare | Kronika | 'Historia 12', protestë tek 'Çajupi'. Aktivistët ndalohen nga policia

'Historia 12', protestë tek 'Çajupi'. Aktivistët ndalohen nga policia

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Shkolla e Mesme Cajupi

 Gjimnazistët e shkollës 'Çajupi' kishin njoftuar sot bojkotimin e mësimit, në shenjë proteste ndaj tekstit me gafa të 'Historia12'. Protesta është penguar nga drejtuesit e shkollës dhe nga policia. Të organizuar nga lëvizja "Rinia Aktive", nxënësit nuk kanë pranuar të hyjnë në orën e parë të mësimit, duke qëndruar para oborrit të shkollës. Ata thanë se "ne kërkojmë ndryshimin e tekstit të historisë i cili është i politizuar". 


Disa aktivistë të organizatës "Rinia Aktive" u shoqëruan në ambientet e komisariatit nr 4 pasi u denoncuan nga drejtoria e shkollës "Cajupi" për prishje të procesit mësimor. Protesta nuk u arrit të zhvillohej pasi gjimnazistët, sipas dëshmisë së tyre, u kërcënuan nga drejtoria e shkollës me përjashtim nga shkolla apo nota të ulëta.


Në ambientet e shkollës Cajupi, i pranishëm në protestë ka qenë dhe deputeti socialist Ilir Gjoni i cili pas ndërhyrjes së policisë ka zhvilluar një takim me drejtoresh e shkollës. "Teksti i Historisë 12 është i turpshëm, si ato të neodiktaturës. I kërkova drejtorisë së shkollës të tërheqë denoncimin, pasi nuk nderon trupën arsimore", tha Gjoni.


Drejtoresha e shkollës "A. Z Çajupi", Albana Kosovrasti tha se kjo shkollë nuk është njoftuar për protestën dhe se nxënësit nuk kanë pasur ankesa më parë për librin. "Nga gjimnazistët nuk ka pasur ankesë për pakënaqësi ndaj tekstit. Shkolla nuk ishte njoftuar për protestën", u shpreh Kosovrasti. 


Ajo shpjegon se "5 persona djem të rinj dhe një vajzë si përfaqësues se një OJQ-je i shpërndanë fletushka dhe i bënë thirrje gjimnazistëve të bashkohen në protestë kur ata janë ende më pak se 18 vjeç". Drejtoresha e "Çajupit, Kosovrasti tha se ka kërkuar verifikimin e dokumentacioneve të lëvizjes "Rinia aktive" nëse ajo është një lëvizje ligjore. Lidhur me faktet që jepen në tekstin e historisë, ajo tha se nuk është njohur me to, por libri i historisë është pjesë e katalogut të MASH-it, ndaj nuk ka pse të paraqesë problem.


Sipas nxënësve, drejtoria e shkollës ka bërë shantazh ndaj tyre dhe i ka detyruar që të hyjnë në mësim. Ndërkohë forca të policisë kanë qenë aty që në orën 08:00, kur edhe ishin lajmëruar nga shkolla për protestën e nxënësve.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0