KLD zgjedh kreun e Gjykatës së Tiranës. Alibeaj: U shkel ligji
KLD i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj pas përplasjeve për zgjedhjen e kreut të Gjykatës së Tiranës, Artan Zeneli. Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaron se Zeneli është zgjedhur me shumicë votash. Përpos pretendimeve të Alibeajt se Zaneli nuk ka eksperiencë, KLD deklaron se përvoja e tij në fushën e gjyqësorit është 8-vjecare.
“Gjyqtari Zeneli ripërfshihet në sistemin gjyqësor pas një periudhe shkëputje prej ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, detyrë të cilën ai e ka ushtruar për 8 (tetë) vjet pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Krujë dhe Tiranë; duke sqaruar se në gjykatën e kryeqytetit, ai ka ushtruar edhe funksionin e zëvendëskryetarit për periudhën 1993 – 1995” thuhet në deklaratën e KLD-së.
KLD zgjedh kreun e Gjykatës së Tiranës. Kundërshton Alibeaj: Procesi fars
Ora: 15:32- Përplasje në mbledhjen e sotme të KLD-së, për zgjedhjen e kreut të gjykatës së shkallës së parë të Tiranës.
Artan Zeneli është zgjedhur tashmë kreu i kësaj gjykate por kjo është kundërshtuar nga ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Menjëherë pas mbledhjes, Alibeaj ka dalë në një konferencë shtypi përmes së cilës e ka konsideruar farsë procesin e sotëm për zgjedhjen e kreut të gjykatës së Tiranës.
Ai tha se ky vendim ishte i paramenduar dhe se është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve. Alibeaj theksoi se Artan Zeneli është zgjedhur gjyqtar në gjykatën e Tiranës vetëm një javë më parë, ndërsa sipas ligjit duhet të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë. I pranishëm në mbledhje ishte dhe kreu i KLD, presidenti i vendit, Bamir Topi.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj