Kosova

Mustafa: Qeveria e fokusuar në proceset integruese

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ekspertin amerikan të çështjeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, me të cilin bisedoi për proceset aktuale në Kosovë dhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimit Mustafa e njoftu Serwe me arritjet e deritashme, sidomos në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane si dhe në fuqizimin e shtetit ligjor.

Kryeministri Mustafa shprehu fokusimin e plotë të qeverisë në proceset e rëndësishme shtetërore që lidhen me sovranitetin, lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, e të tjera.

Eksperti amerikan i çështjeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, vlerësoi progresin në Kosovë duke përgëzuar kryeministrin Mustafa për menaxhimin e suksesshëm të çështjeve të rëndësishme shtetërore që janë zhvilluar në Kosovë, deri më tani.

Serwer, po ashtu, theksoi rëndësinë e adresimit të temave të mbetura dhe avancimin e proceseve integruese dhe zhvillimore të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button