Lezhe: hidhen ne ere me eksploziv dy makina
Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e se henes ne qytetin e Lezhes. Rreth ores 22.00 dy makina ne pronesi te shtetasit Pashko Zefi jane hedhur ne ere nga nje shperthim i fuqishem eksplozivi. Me njehere ne vendgjarje kane shkuar forcat e policise te drejtorise se qarkut Lezhe te cilat kane kryer hetimet e para ne lidhje me ngjarjen. Nga te dhenat paraprake behet e ditur se makinat e Pashko Zefit ndodheshin ne parkingun poshte pallatit te tij ne lagjen “Gurra”. Per fat te mire nga shperthimi i eksplozivit nuk ka njerez te lenduar. Si pasoje e shperthimit te fuqishem jane shkrumbuar te dy automjetet ndersa jane demtuar dhjete apartamente te pallatit ngjitur me makinat ku u vendos eksplozivi. Demet e apartamenteve konsistojne ne dyer, xhama dhe plasaritje te suvatimeve. Sipas te dhenave paraprake nga blute e Lezhes behet e ditur se shtetasi Pashko Zefi makinat e te cilit u hodhen ne ere punon si kambist ne kete qytet nderkohe organet e policise po hetojne per zbardhjen e plote te ngjarjes.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj