24 ore lajme: Besimtaret e krishtere festojne krishtlindjet Besimtaret e krishtere festojne krishtlindjet ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 24 December, 2008 03:33:00 Besimtaret e krishtere sot festojne lindjen e Krishtit. Pavaresisht motit te ftohte, qindra besimtare kane lene shtepite e tyre dhe po marrin pjese ne meshen qe po zhvillohet ne Katedralen e “Shen Palit”, ne Tirane. Arkipeshkevi i Durresit dhe Tiranes, Imzot Rrok Mirdita ka uruar te gjithe besimtaret me rastin e festes. “Per shume vjet Krishlindjet! Qofshi te bekuar ne jeten tuaj”, uroi ai. Nje urim i vecante ka shkuar edhe per shqiptaret e Kosoves, te cilet perfaqesoheshin nga ambasadori kosovar ne Shqiperi. Per here te pare Kosova feston lindjen e Krishtit si nje shtet i pavarur. Ceremoni te ngjashme po festohen ne te gjitha qytetet e Shqiperise.