Ekspertet: Biznesmeni shkodran Esat Valbona eshte ekzekutuar nga vrases profesioniste
Biznesmeni shkodran Esat Valbona eshte ekzekutuar nga vrases profesioniste dhe me pagese. Ky eshte i vetmi konkluzion i arritur nga ekspertet nje dite pas vrasjes se 47-vjeçarit ne lagjen Xhabiej te Shkodres. Esat Valbona, ne pronesi te te cilit rezultojne nje seri lokalesh, u ekzekutua me snajper nga nje distance jo shume e larget. Sipas eksperteve, te cilet nuk kane mundur te sigurojne asnje gjurme, gjithçka ishte programuar me se miri nga autoret. Ata kane shfrytezuar rastin kur Valbona ndodhej ne nje lokal lojerash fati. Deshmitaret okulare kane pare te ndalohet nje makine me xhama te erret ne rruge. Biznesmeni eshte qelluar vetem me nje plumb ne zemer, qe i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme. Policia nuk ka gjetur as gezhojen e armes, e cila mendohet se ka mbetur ne makinen e ekzekutoreve. Ekspertet po hetojne per disa konflikte te vjetra qe ai mund te kete pasur ne Tropoje. Por te aferm te 47-vjeçarit, me origjine nga fshati Valbone, kane deklaruar se nuk ka pasur konflikte familjare. Mesohet se vemendja e eksperteve eshte fokusuar edhe per ndonje prishje pazari gjate punes se tij. Esat Valbona, baba i 2 femijeve, jetonte e punonte prej vitesh ne Shkoder. Veç disa lokaleve ai ishte zoteronte edhe nje pike shitje shitjesh materialesh ndertimi.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj