24 ore lajme: Shperthimi ne Kukes, policia shoqeron 9 persona Shperthimi ne Kukes, policia shoqeron 9 persona ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 11 May, 2008 07:59:00 Nente persona jane shoqeruar deri tani ne policine e Kukesit te dyshuar si shkaktare te shperthimit te nje dite me pare ne kete qytet. Shperthimi i sasise prej 300 grame tritol fatmirësisht nuk shkaktoi te lenduar, por demet materiale ishin te konsiderueshme. Nje automjet, i cili ishte i parkuar aty prane u shkaterrua plotësisht, ndërsa u dëmtuan rëndë dy zyra noterësh, një aneks i zyrave të Doganës, që ndodhen në katin e parë të një pallati pranë vendit të ngjarjes si dhe u thyen xhamat e banesave përreth. Sipas policise pista ekzakte e hetimit te ngjarjes eshte e veshtire pasi pikërisht prane vendit ku ka ndodhur shpërthimi ndodhet dhe godina e nje banke, shtëpia e Kryetarit të Bashkisë, godina e Prokurorisë dhe Gjykatës dhe dy zyra noterësh. Gjithsesi hetimi eshte përqëndruar në 2 pista. Ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës ndaj kreut të bashkisë Hasan Halili, duke marrë parasysh lidhjen që ekzistonte mes pronarit të makinës,vëllai i bashkëshortes së kryebashkiakut. Ndërsa, nuk përjashtohet mundësia e hakmarrjes ndaj noterit Bexhet Gjana, i cili pak ditë më parë ka pasur një konflikt me një ish-funksionar të Policisë së Shtetit. Me gjithë hetimet e bëra si dhe shoqërimin e disa personave, ende nuk është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve të ngjarjes si dhe zbardhja e motivit të krimit.