Faqja e Pare | Kronika | Prokuroria i ka gati dokumentat shtese per imunitetin e Mediut

Prokuroria i ka gati dokumentat shtese per imunitetin e Mediut

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Mediu

Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se janë duke përgatitur dokumentacionin shtesë të kërkuar nga Kuvendi lidhur me heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu. Mësohet se dokumentet do të dërgohen në Kuvend pas disa ditësh, dokumente të cilat do ti bashkëngjiten kërkesës së bërë para disa ditësh për heqjen e imunitetit nga Kuvendi.

Këshilli për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin është mbledhur në datën 28 prill për të diskutuar çështjen për heqjen e imunitetit të Mediut, sipas kërkesës së prokurorisë, por mbledhja nuk ka zgjatur as 10 minuta, për mungesë dokumentacioni.

Arjan Madhi, anëtar i këshillit të PR-së ka kërkuar që kërkesa e prokurorisë të shoqërohej dhe me dokumentet përkatëse ashtu siç e kërkon ligji.

“Ligji e shpreh në mënyrë eksplicite, së përveç këreksës duhen edhe dokumente shoqëruese. Ne po e mbajmë kërkesën por procedurat nuk do të fillojnë derisa prokuroria të sjelli materialin e kërkuar”- tha Madhi.

Akuzat mbi Mediun

Mbi Mediun rëndojnë disa akuza. Kështu sipas Organit të Akuzës ai ka shmangur forcat e armatosura nga garantimi i sigurisë dhe nga mbikëqyrja e punës në Gërdec në kundërshtim me vendimet e Këshillit të Ministrave.

Është bërë përzgjedhje e gabuar për vendin e demontimit që ka ardhur në kundërshtim me rregulloret e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat kërkojnë licencim për vendndodhjen e depove ku kryhet demontimi.

Është lejuar demontimi i kalibrit të madh të municioneve ndërkohë që ligji lejon vetëm demontimin e municioneve të vogla.

Është lejuar leja e eksportit për dy kompanitë, SAC dhe Albademil, ndërkohë që rregullorja thotë se kompani të palicencuara nuk mund ta bënin këtë gjë.

Së fundi Mediu sipas kryeprokurores nuk ka iniciuar nxjerrjen e akteve ligjore për eksport importin e mallrave ushtarake.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0