24 ore lajme: Vetvritet me kapsolle ne goje nje i ri nga Saranda Vetvritet me kapsolle ne goje nje i ri nga Saranda ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 May, 2008 05:06:00 Nje 27 vjecar ka zgjedhur te vetëvritet ne menyre te çuditshme. Nasip Alikaj nga fshati Berdenesh i Sarandes i ka dhene fund jetes se tij sot paradite me ane te nje kasplolle. Alikaj ka marre nje kapsolle dhe e ka futur ne goje duke i vene me pas flaken. Ai e ka shtrënguar mes dhembeve kapsollen e ndezur derisa ajo ka marre flake plotësisht dhe ka shpërthyer, duke lene te vdekur te riun. Policia ne vendngjarje ka kryer hetimet e para dhe ka rezultuar se Nasipi e ka kryer aktin vetevrases ne kushte te renda depresioni. Te njëjtat burime bejne te ditur se 27 vjecari ishte divorcuar nga gruaja me te cilen kishte dhe nje femije. Vazhdojne hetimet per zbardhjen e plotete rrethanave qe cuan 27 vjecarin ti jepte fund jetes ne kete menyre te cuditshme.