Arrestohen 2 zyrtare te Ministrise Mbrojtjes me akuzen per korrupsion
Veprimet korruptive ne procesin e dhenies se lejeve qe akordon Ministria e Mbrojtjes ne fushen e menaxhimit te mallrave ushtarake, kane çuar ne pranga 4 persona. Policia e shtetit ka finalizuar me arrestimin 4 personave, hetmet e nisura nga njesia kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit prane Prokurorise se Tiranes. Pas hetimeve te nisura ne Janar 2008, sot pasdite jane vene ne pranga shtetasit:
Shkelzen Madani, Drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, Kadri Suli, komandant i brigades se furnizimit ne strukturat e forcave te armatosura, me grade kolonel, Aurela Çota, perfaqesuese e shoqerise Nitromak Albania sh.p.k., Ferdinant Hodo, Administrator i Shoqerise Geoconsult sh.p.k.
Masat e arrestimit te vendosura nga gjykata u ekzekutuan sot pasdite nga forcat e Policise se Shtetit. Ekzekutimi i masave te sigurimit u shoqerua edhe me kontrrollet personale te shtetasve si dhe te banesave dhe zyrave te tyre.
Arrestimet jane bere ne vijim te procedimit penal te filluar qe ne janar te vitit 2008. Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria, bazuar kryesisht teknikat speciale te hetimit, ajo ka arritur ne perfundimin se ka dyshime te arsyeshme, te bazuara ne prova, qe ne bashkeveprim me njeri-tjetrin personat e mesiperm kane kryer veprime korruptive ne procesin e dhenies se lejeve qe akordon Ministria e Mbrojtjes ne fushen e menaxhimit te mallrave ushtarake. Hetimet vazhdojne per te provuar aktivitetin kriminal edhe te disa personave te tjere.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj