Faqja e Pare | Kronika | Gerdeci: asnje mundesi strehimi per te shperngulurit nga Gerdeci

Gerdeci: asnje mundesi strehimi per te shperngulurit nga Gerdeci

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Bashkia e Vores kundershton vendimin e qeverise per nxjerrjen e banoreve nga kovalishencat, me 15 maj. Kryetari, Fiqiri Ismaili, deklaron se bashkia nuk ka mundesi per t'u siguruar strehe te demtuarve te tragjedise se Gerdecit. Zgjidhja e vetme, sipas Ismailit mbetet shtyrja e afatit, per nxjerrjen nga godinat e Ministrise se Mbrojtjes dhe ushtrise. Bashkia e Vores ka konstatuar se nje pjese e familjeve vazhdojne te jetojne ne kovalishenca, edhe pse shtepite i kane sjelle ne normalitet. Nje grup tjeter pune do te verifikoje ne terren çdo shtepi te demtuar ose jo. Lista e bilancit do te dergohet ne kovalishenca, nga ku do te vendoset se sa familje kane realisht nevoje per strehim. Me kembenguljen e Ministrise se Financave, qeveria vendosi te largoje ne 15 maj nga kovalishencat banoret e traumatizuar. 2 muaj pas tragjedise Keshilli i Ministrave nuk ofron asnje alternative strehimi per te demtuarit e Gerdecit. Deri tani vetem 2400 familje kane marre fondin e demshperblimit, ndersa pritet te miratohet fatura financiare prej 5 milione dollaresh e dale nga riverifikimi i shtepive te demtuara.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0