24 ore lajme: Policia greke zbulon nje linje te trafikut te droges nga Shqiperia Policia greke zbulon nje linje te trafikut te droges nga Shqiperia ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 02 May, 2008 07:44:00 Policia greke ka zbuluar nje rrjet te trafikut te droges qe vinte nga Shqiperia. Gjate aksionit per shkaterrimin e ketij rrjeti jane sekuestruar 156 kilograme lende narkotike. Policia e Athines ka arrestuar nje shtetas shqiptar 31-vjeçar, pasi ne shtepine e tij ne nje lagje te kryeqytetit helen jane gjetur 46 kilograme lende narkotike, nje peshore elektronike, nje shume prej 8.500 eurosh, tre telefona celulare dhe nje motorçiklete. Nga zbardhja e tabulateve te celulareve, eshte zbuluar se i arrestuari kishte telefonuar se fundi me Shqiperine. Keshtu eshte vertetuar se organizata shqiptare e trafikut te droges po pergatitej te dergonte permes kufirit mes dy vendeve nje tjeter sasi droge.