Elbasan: aksidente tragjike me pasoje vdekje te personave
Shpejtesia e madhe dhe parakalimi i gabuar kane shkaktuar nje aksident te rende ne fshatin Paulesh, ne autostraden Elbasan - Peqin me pasoje vdekjen e nje 60-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16:00, kur dy makina me targa te huaja jane perplasur me njera tjetren, duke u rrotulluar disa here ne autostrade dhe i kane prere rrugen nje automjeti, tip Benz, me targa te Lushnjes. Si rezultat, ka mbetur i vdekur Liman Gjorku nga Elbasani dhe jane plagosur kater persona te tjere. Po sot ne oren 5 te mengjesit, dy bashkeshorte nga Fieri kane gjetur vdekjen ne nje aksident ne Memaliaj. Viktimat jane Ramazan dhe Melude Halimi perkatesisht 47 dhe 46 vjeç. Automjeti, tip Nissan, me te cilin ata udhetonin, ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne lumin Vjosa. Deri ne keto momente eshte gjetur vetem trupi i gruas, nderkohe qe vijojne kerkimet per gjetjen e bashkeshortit te saj.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj