Tepelene: Policia sekuestron 161 kg drogë
Policia e Telepenës bllokoi pasmesnate duke u gdhirë dita e djeshme, një sasi prej 161 kg lëndë narkotike e llojit "marihuanë" që po transportohej me një automjet, ndërkohë që janë shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë rast trafiku. Zëdhënësi i Policisë së Qarkut të Gjirokastër, Gentian Mullai, tha se, "lënda narkotike u bllokua rreth orës 23.40 në automjetin tip "Volsvagen", me targa falso GJ 2954 A, në vendin e quajtur "Ormënë", në aksin rrugor kombëtar Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit Hormovë (Tepelenë)". Droga ishte vendosur në 6 çanta të mëdha sportive, me ngjyrë të zezë. "Në pesë prej çantave ishin vendosur nga 25 pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natriban, ndërsa në çantën e gjashtë kishte 31 kg lëndë narkotike të paambalazhuar, gjithsej 161 kg marihuanë", konfirmoi Mullai. Sipas tij, në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative shërbimet policore kishin ngritur një postbllok në rrugën kombëtare, por drejtuesi i automjetit me të cilën transportohej droga nuk iu bind urdhërit, duke u larguar me shpejtësi. "Policia lokale u vu në ndjekje të automjetit, drejtuesi i të cilit e braktisi atë në afërsi të fshatit Hormovë". Mësohet se gjatë ditës së djeshme, Policia e Qarkut të Gjirokastrës ka shoqëruar dy shtetas, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë rast. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj