Shkon ne 26 numeri i viktimave te Gerdecit: Vdes 6 vjecari Erison Durda
Shkon në 26 viktima bilanci tragjik i shpërthimit të 15 marsit në Gërdec. Listës së atyre që humbën jetën për shkak të këtij shpërthimi i është shtuar dje edhe 6-vjeçari, Erison Durda, i cili që prej dy javësh ndodhej për kurim të specializuar në spitalin e Brindizit, në Itali. Ai kishte pësuar djegie të mëdha në 60% të pjesëve të trupit dhe që nga dita e shpërthimit Durda gjendej në reanimacionin e repartit të Djegieve të spitalit të Brindizit dhe në gjendje tejet të rënduar shëndetësore. Mjekët e Brindizit nuk kishin dhënë asnjë garanci për jetën e vogëlushit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar edhe më disa ditë më parë. Erison Durda është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se shumë shpejt trupi i vogëlushit do të sillet pranë familjes së tij, ku do t'i jepet edhe lamtumira e fundit.
Nuk ka mundur dot t'i mbijetojë plagëve të rënda pas djegieve të shumta që ka marrë në të gjithë trupin gjatë shpërthimit tragjik të 15 marsit në Gërdec. Vogëlushi 6-vjeçar Erison Durda ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në spitalin Perino në Brindizi, ku edhe ndodhej për një ndihmë më të specializuar që prej ditës së shpërthimit. Vdekja e 6-vjeçarit e çon kësisoj në 26 numrin e viktimave të tragjedisë së rëndë të Gërdecit. Erison Durda ishte nga të parët pacientë të plagosur që u nis në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Italisë menjëherë pas shpërthimit, por fatkeqësisht nuk arriti t'i mbijetojë plagëve të rënda dhe djegieve të shumta në trup. Që ditën kur ai ishte transportuar jashtë Shqipërisë, për të marrë ndihmën e specializuar në spitalin e Brindizit, ai ndodhej në gjendje kome dhe situata e tij shëndetësore nuk kishte pësuar asnjë ndryshim. Mjekët italianë nuk kishin dhënë asnjë garanci për jetën, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar edhe më disa ditë më parë. Ndërsa dita e djeshme, ka qenë edhe më fatalja për vogëlushin 6-vjeçar, zemra e të cilit ka pushuar përfundimisht së rrahuri. Burime nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë se po merren të gjitha masat, në mënyrë që trupi i pajetë i 6-vjeçar të vijë sa më shpejt pranë familjes së tij, ku dhe do t'i jepet lamtumira e fundit.
Në momentin e shpërthimit të 15 marsit, Erisoni së bashku me tre bashkëmoshatarë, kushërinj të tij, kishin shkuar te fabrika e municioneve për t'i çuar bukën mamasë së njërit prej fëmijëve. Ata ndodheshin shumë afër fabrikës, ku ishin ndaluar për të lozur. Fëmijët e tjerë tregojnë se në momentin kur ndodhi shpërthimi i madh ata ishin duke lozur me biçiklitë, rreth 100 metra larg fabrikës. "Ne të të tjerët përfunduam në kanal apo në ferra, ndërsa Erisoni është përfshirë krejtësisht nga flakët e mëdha, të cilët dhe e kanë djegur në një pjesë të madhe të trupit", - tregon Erisa Durda, që ka qenë me të në momentin e shpërthimit. Tre fëmijët e tjerë ndodhen në spitalin e Djegie-Plastikës në QSUT, pasi edhe ata janë djegur, por plagët janë shumë herë me të lehta se sa ata të Erisonit dhe asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj