24 ore lajme: Incident në presidecë, një makinë tentoi të hyjë me forcë brenda Incident në presidecë, një makinë tentoi të hyjë me forcë brenda ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 30 March, 2008 07:26:00 Një makinë tip benc me targë 5462 C ka tentuar sot paradite të futet me forcë në ambientet e brendshme të Presidencës. Mësohet se menjëhërë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ky person është kapur nga forcat e Gardës. Nuk dihet se kush ka qenë qëllimi i këtij mesoburri që drejtonte një automjet me targa Fieri. Ai ka i arritur që të thyej njërën portë të presidencës dhe të futet kështu në oborr.Pritet që forcat e policisë së kryeqytetit të zbardhin motivet e këtij incidenti, ndërkohë që makina ndodhet në oborrin e institucionit në fjalë dhe është identifikuar i ndaluari. Ai quhet Mevlan Fezaj,51- vjeç, nga Patosi i Fierit. i pyetur ne polici për motivet e këtij akti ai ka deklaruar se kërkonte drejtësi.