Kokalari: Pas përgjimit, Shkëlzen Berisha takoi Mediun te Sheratoni
Të nderuarës, Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme, Republika e Shqipërisë
Për të gjithë ata të cilët kanë pasur vështirësi për njohjen dhe dëgjimin e dialogut telefonik Diveroli-Trebicka, ai mund të gjendet i publikuar në mediat shqiptare.
Gjatë klikimit aty, Efraim Diveroli, president i firmës "AEY" (shoqëria e cila është prokuruar për municionet në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës), dëgjohet të pohojë për pazarin se "çështja ka shkuar lart deri te kryeministri dhe djali i tij". Shkëlzen Berisha (djali i kryeministrit Sali Berisha), ka mohuar çdo lloj përfshirje në këto pazare për armët.
Gjë e cila mund të jetë e vërtetë, por sipas rrethanave të tragjedisë së Gërdecit në të cilën kanë humbur jetën të paktën 20 persona dhe ka pasur qindra të plagosur, unë ende besoj se është më se e duhur për të, që të shpjegojë nëse ka mbajtur raporte me Fatmir Mediun, Mihal Delijorgjin dhe Ylli Pinarin dhe në rast se kjo është e vërtetë, të pohojë për çfarë motivesh e ka bërë këtë.
Ditën pasi gazeta "New York Times" ka intervistuar ministrin Mediu dhe e ka ditur se ishte në rrezik për t'u shfaqur, i ka telefonuar Trebickës për një takim, në të cilin gjatë gjithë kohës, i ka kërkuar që ta bindte Mediun për ta mbyllur gojën. Pak kohë më pas, Mediu është parë të drekojë me Shkëlzen Berishën në Hotel "Sheraton" dhe e di mirë këtë, pasi dikush i cili ishte duke vizituar këtë hotel në ato momente, më telefonoi për të ma transmetuar këtë informacion. Pata lajmëruar ish-kryeprokurorin Sollaku atëherë si edhe zyrtarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë takim, në momentin e verifikimit, i cili ka qenë diku aty nga muaji nëntor, pra shumë para se të ndodhte katastrofa e Gërdecit.
Të gjithë e dinë se një person duhet të jetë i inkriminuar jo vetëm për shkak të shoqërimit të tij me një person tjetër.
Të cilësohesh fajtor vetëm për shoqërimin me dikë, nuk do të ishte një gjë e drejtë.
Por para së gjithash, ka një sërë arsyesh legjitime për të cilat Shkëlzen Berisha mund të kishte një takim me zotërinjtë Mediu, Pinari e Delijorgji. Për shembull, ata mund të kishin një klub kuzhine dhe mund të diskutonin së bashku aty për recetën sesi mund të bëhet një byrek.
Ose mund të kishin një dyqan lulesh dhe të flisnin për mbjelljen e tyre në pranverë në kopshtet e tyre.
Në këtë mënyrë, ata do të kishin treguar përfitimin mbi dyshimet.
Për fat të keq, nuk mund të jem një person cinik me ju duke ju mbajtur të fshehta sekrete. Dhe nëse jam gjendur nëpër këmbët e Saliut apo të Shkëlzenit, kam dëshirë të thyej rekordin njëherë e mirë për të gjithë. Në mënyrë që të mund të prezantoj në mënyrë vullnetare pranë zyrës suaj si Prokurore e Përgjithshme, të gjitha rekordet personale të Shkëlzenit, përfshirë kompjuterët, llogaritë bankare, telefonat celularë, E-mailet, SMS dhe çfarëdolloj forme komunikimi tjetër të cilat munden apo jo, të stabilizojnë lidhjet me personat e lartpërmendur.
Si alternativë, nëse nuk keni besim tek shpirti i bashkëpunimit, mund të përdoren të gjitha rekordet e Shkëlzenit, për të cilat e marr me mend se s'kanë ndonjë lloj imuniteti.
Nëse Shkëlzeni nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka përse të trembet.
Përshëndetje të sinqerta,
Geri Kokalari
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj