24 ore lajme: Në Burgun e Tiranës ka filluar greva e urisë Në Burgun e Tiranës ka filluar greva e urisë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 24 March, 2008 06:27:00 Greva e urisë filloi në njërin prej burgjeve më të ruajtura në Shqipëri, lajmëruan sot mediumet shqiptare. Greva në Burgun 313, pas protestave treditëshe, dje u përhap edhe në Burgun 302, po ashtu në Tiranë. Të burgosurit kërkojnë higjienë më të madhe në burg, ushqim më të mirë, më shumë kohë për shëtitje, por edhe kontakte më të gjata me të afërmit. Sipas mediumeve, të burgosurit janë në pritje lidhur me kërkesat e tyre. Drejtoria e burgjeve shqiptare, nga ana tjetër, lajmëroi se drejtori Gazmend Dibra tashmë ka pasur takim me një pjesë të burgosurve pas çka është premtuar se greva do të pushojë.