Faqja e Pare | Kronika | Deputetet Dade dhe Meksi , ndihma per te mbijetuarit e Gerdecit

Deputetet Dade dhe Meksi , ndihma per te mbijetuarit e Gerdecit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Deputetet, Arta Dade dhe Ermelinda Meksi, si edhe kryetarja e njësisë bashkiake numër një, Lindita Nikolla, kanë qenë sot në Konvaleshencën ku janë strehuar të mbijetuarit nga tragjedia e Gërdecit. Zonjat, kanë bashkëbiseduar me banorët dhe gjatë këtij takimi kanë evidentuar faktin se mungonte një medikament për traumën.

Një nga njerëzit e strehuar në Kavalishencë është shprehur se: "180 mijë lekë kemi shkuar dhe kemi marrë dje ilaçe. I kemi marrë borxh në farmaci."

Menjëherë pasi ka dëgjuar këtë shqetësim zonja Meksi ka marrë në telefon, strukturat shëndetësore përkatëse dhe është interesuar se kur do të vinte medikamenti. 

Deputetet Arta Dade dhe Ermelinda Meksi,  si edhe kryetarja e njësisë bashkiake numër 1, kanë patur si qëllim të vizitës së tyre dhurimin e ndihmave për të mbijetuarit e kësaj tragjedie.

Gjatë bashkëbisedimit me të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit, zonja Dade është shprehur: "Ne jemi këtu për të zgjidhur problemet tuaja. Ne duam të shikojmë si ecën procedura, si do të eliminohen efektet sa më shpejt, që të jetë e mundur dhe për këtë arsye, të gjithë bashkë, duhet që të ushtrojmë presion pozitiv. Lidhur me shqetësimin që ka bashkëshorti juaj, për medikamentet ne do të shikojmë, që ta gjejmë edhe vetë, nëqoftëse nuk kemi mundësi të tjera. Sot kemi ardhur, që të identifikojmë problematikën, që ka këtu me një ndihmë të vogël shumë modeste. Nuk jemi vetëm ne, është gjithë populli shqiptar, madje edhe më gjerë se populli shqiptar, që i kanë sytë edhe mendjet këtej. Ne vajtëm edhe në spital. Ne duam, që ju të ndjeheni sa më mirë dhe të harroni sa më shpejt atë dramë të madhe që keni kaluar. Në këto dy ditë, që kanë qenë ditë feste ju urojmë, të shërbejnë për të lehtësuar sadopak dhimbjen edhe të atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, por edhe juve, që keni humbur shtëpitë të rikuperohen dëmet sa më parë. Të gjithë të punojmë, që trauma të kalojë sa më shpejt, për ju, për fëmijët, për gratë, për burrat, për të moshuarit, për të gjithë. Po nuk u bashkuam dhe po nuk u angazhuam të gjithë bashkë, kjo nuk kapërcehet. Kështu që do t'ju uroja kurajo edhe ne do të bëjmë çështë e mundur, që kjo të kapërcehet sa më shpejt. Sa më shpejt ju të ktheheni pranë strehës tuaj, me të gjitha parametrat që kërkohet për një jetesë normale. Shqetësimet tuaja janë të drejta, ne do t’i kemi në vëmendje.

Ndërsa zonja Nikolla gjatë këtij takim është shprehur:"Ne nuk do të rreshtim së foluri për të gjithë këtë çfarë shohim këtu. Unë jam kryetarja e njësisë bashkiake numër një në Tiranë dhe në emër të të gjithë banorëve të njësisë, ju sjell mbështetjen maksimale shpirtërore, në mënyrë, që ju t'i kaloni këto situata tejet tragjike. Ne do të jemi këtu çdo ditë, jo vetëm me shqetësimin tuaj, por për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve tuaja. Çdo njësi bashkiake e Tiranës do të jetë këtu me ndihma konkrete, por ajo që është me e rëndësishme është se ne vijmë këtu për të parë realisht  se çfarë ju keni nevojë më shumë në mënyrë, që të sensibilizojmë komunitetet tona, që ndihma vërtet të shkojë për zgjidhjen sado emergjente të të gjithë problemeve, që ju keni. Është një nismë e të gjithë Tiranës."

Zonjat Dade, Meksi dhe Nikolla kanë takuar edhe mjekët për të ditur më shumë rreth gjendjes mjekësore jo vetëm të të mbijetuarve në Kavalishencë, por edhe në spitalin e Durrësit.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0