24 ore lajme: Shkoder: Vritet nje i ri 24 vjecar Shkoder: Vritet nje i ri 24 vjecar ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 22 March, 2008 01:59:00 Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 19 ne afersi te stadiumit te qytetit te Shkodres, pikerishte ne hyrjen e pallatit ku jetonte dhe vajza qe ka mbetur e plagosur. Sipas informacioneve te marra viktima eshte Ardian Muja 24 vjec, nderkohe qe autori i krimit sipas policise eshte identifikuar, por per momentin nuk behet i ditur emri i tij per arsye hetimi. Sipas deshmitareve okulare te ngjarjes, gjithcka ka ndodhur fillimishte nga nje grindje me fjale mes Ardian Mujes 24 vjec dhe autorit te vrasjes, ku grindja ka shkallezuar ne fjale te ashpra duke avancuar me grushta dhe ne nje moment autori i krimit ka nxjerre pistoleten dhe ka qellluar mbi Ardian Mujen duke e lene te vdekur ne vend. Deri tani mesohet se mes autorit te vrasjes dhe viktimes ka pasur njohje, e cila me sa duket kjo njohje ka shkaktuar edhe konfliktin mes tyre, nderkohe qe ende nuk eshte sqaruar se cili ka qene debati qe ka cuar deri ne vrasje. Sipas policise vajza ka nderhyre per te ndare sherrin midis dy te rijnve ku nga kjo nderhyrje ka mbetur e plagosur. Aktualishte vajza ndodhet ne spital ne sallen e operacionit ku mjeket po kryejne nderhyrjen.