24 ore lajme: Kosta Trebicka: gjysmen e cmimit per municionet per Afganistanin e merrte ndermjetesi Kosta Trebicka: gjysmen e cmimit per municionet per Afganistanin e merrte ndermjetesi ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 20 March, 2008 02:30:00 Kosta Trebicka, biznesmeni shqiptar i përmendur dje ne Parlament nga kryeministri Sali Berisha, për afera municionesh, ka dhënë sot një intervistë telefonike lidhur me këtë çështje. Trebicka akuzon ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe drejtorin e MEIC-os, Ylli Pinari, se kanë dërguar një kompani Qipiriote në Shqipëri për të bërë trafikimin e armëve. “Zoti Pinari më paraqiti një kontratë që unë duhet të firmosja për të dy kompanitë. Une i thashe se nuk e njoh këtë kompani dhe nuk mund të firmos për një kompani që unë se kisha kontaktuar asnjehere: - tha ai. Pinari e hoqi emrin Efraim Diverolit dhe unë firmosa vetëm. Unë paraqita të gjithë dokumentacionin për fuqinë punëtore. Ata do të ishin me leje të posaçme. Paraqita me leje gjithë punonjësit e rinj. Mbas kësaj filloi puna dhe paketimet. Në momentin që unë dhe Pinari diskutonim Evdin Ltd i blinte MEICO-s një sasi municionesh me çmimin 22 dollrë për 1000 tonë. Momentin tjetër te shitjes unë nuk e di dhe skam asnjë lloj detaji. Di që ishim kontraktuar për të çuar 100 milionë fishekë në Afganistan. Mbas një jave pasi trajnova punonjësit e mi filluam punën. Në momentin që filluam punën, Pinari filloi të na pengonte për furnizimin me lëndë të parë. Në këtë moment unë i tregoj kontratën mes MEICO-s dhe Evdin, Diveroli u mërzit pasi kontrata tjetër mes MEICO-s dhe AEY.inc kushtonte 40 dollarë për 1000 tonë, pra dyfishonte çmimin. Materialin nuk e prekte me dorë. Unë rashë në kontakt me zotin Mediu për situatën e krijuar. E pyes z. Pinari lidhur me këtë kontratë. Përgjigja është se këto janë gjëra madhore. Unë takohem me Fatmir Mediun. Dhe ja shpjegoj gjithë siutatën. I jap të gjitha letrat dhe i kërkoj të sqarohet situata përsa i përket furnizimit me municione të ushtrive aleate në Afganistan. Mediu u tregua shumë mospërfillës. Që kjo është një çështje që nuk varet nga ne por nga MEICO. Në moment unë shkoj në ambasadën amerikane dhe i tregoj edhe Pinarit për këtë. Përgjigja e zotit Pinari pas kësaj ishte e prerë dhe agresive. Që sot e tutje nuk do të furnizoj më