Faqja e Pare | Kronika | Kosta Trebicka: gjysmen e cmimit per municionet per Afganistanin e merrte ndermjetesi

Kosta Trebicka: gjysmen e cmimit per municionet per Afganistanin e merrte ndermjetesi

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kosta Trebicka, biznesmeni shqiptar i përmendur dje ne Parlament  nga kryeministri Sali Berisha, për afera municionesh, ka dhënë sot një intervistë telefonike lidhur me këtë çështje.
Trebicka akuzon ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe drejtorin e MEIC-os, Ylli Pinari, se kanë dërguar një kompani Qipiriote në Shqipëri për të bërë trafikimin e armëve.

“Zoti Pinari më paraqiti një kontratë që unë duhet të firmosja për të dy kompanitë. Une i thashe se nuk e njoh këtë kompani dhe nuk mund të firmos për një kompani që unë se kisha kontaktuar asnjehere: - tha ai.

Pinari e hoqi emrin Efraim Diverolit dhe unë firmosa vetëm. Unë paraqita të gjithë dokumentacionin për fuqinë punëtore. Ata do të ishin me leje të posaçme. Paraqita me leje gjithë punonjësit e rinj. Mbas kësaj filloi puna dhe paketimet.

Në momentin që unë dhe Pinari diskutonim Evdin Ltd i blinte MEICO-s një sasi municionesh me çmimin 22 dollrë për 1000 tonë.
Momentin tjetër te shitjes unë nuk e di dhe skam asnjë lloj detaji. Di që ishim kontraktuar për të çuar 100 milionë fishekë në Afganistan.

Mbas një jave pasi trajnova punonjësit e mi filluam punën. Në momentin që filluam punën, Pinari filloi të na pengonte për furnizimin me lëndë të parë.
Në këtë moment unë i tregoj kontratën mes MEICO-s dhe Evdin,  Diveroli u mërzit pasi kontrata tjetër mes MEICO-s dhe AEY.inc kushtonte 40 dollarë për 1000 tonë, pra dyfishonte çmimin. Materialin nuk e prekte me dorë. Unë rashë në kontakt me zotin Mediu për situatën e krijuar.

E pyes z. Pinari lidhur me këtë kontratë. Përgjigja është se këto janë gjëra madhore. Unë takohem me Fatmir Mediun. Dhe ja shpjegoj gjithë siutatën. I jap të gjitha letrat dhe i kërkoj të sqarohet situata përsa i përket furnizimit me municione të ushtrive aleate në Afganistan. Mediu u tregua shumë mospërfillës. Që kjo është një çështje që nuk varet nga ne por nga MEICO.

Në moment unë shkoj në ambasadën amerikane dhe i tregoj edhe Pinarit për këtë.
Përgjigja e zotit Pinari pas kësaj ishte e prerë dhe agresive. Që sot e tutje nuk do të furnizoj më

Komente (4 vendosur):

muhamed ne 20 March, 2008 03:37:05
avatar
me vjen keq qe ne shqipri ndori kjo po un menoj se diku kete e ka ba me qilim me rimeb njerzit qe kan hupur ndonje te familesh ngushlimet e mija:D
ramadan ne 20 March, 2008 03:40:59
avatar
un hem se 100 ton arme nuk esht duhur qe ne te i lajm smit qe ti qmontojm armet po as grat po u duft qe kete ta bajn ushtrija per ate e aguzoj ushtrin e shqiprish ** i kan lan ata
liljana. ne 21 March, 2008 07:19:24
avatar
demontimi duesh bere vetem me prefesionist dhe duet te aktivizoen vetem ushtarak xhienier te nderpriten aferat koruptive te pergjigjet qeveria sipas ligjit.te shikoet edhe qendrimi i shefit te shtabit te pergjithshem qe ka eshtur duke e dit sa i rezikshem eshte demontimi i armatimit .te shikoet pozicioni qe ka mbajtur per eleminimin e kesaj tragjedie shefi shtabit pergj.ngushellime per gjith familjeve te prekura nga kjo tragjedi
eleganti montreal ne 22 March, 2008 01:56:49
avatar
kure po lexoje se aty kane punuare 15 vjeqaret floket po me ngjiten perpjet.dhe nuke po munde te besoje.se pari do thuani fukaralaku.jo vlazer jo nuke ka pare ne bote qe do me detyronte ta drgoje femiun time te punon aty.por se pari kane faje familja e per tjeret mose te flasime te gjithe ne burge dhe denimet me te repta po i denuan.ky eshte kure nuke funksiunon ligji per mbrojtjen e te miturve.edhe do familjare ne burge e mandej mbladhume mende.e jo kure ndodhe qa u ba.ngushlimet me te sinqerta per familjaret ishalla e fundit kjo

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0