U mbajt ceremonia e ndarjes së granteve stimuluese për tatimin në pronë për vitin 2007
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një ceremoni rasti iu ka ndarë sot grantin stimulues për tatimin në pronë të gjitha atyre komunave që kanë përmbushur ose kanë tejkaluar pragun e të hyrave të tatimit në pronë, të përcaktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave, në bazë të Rregullores 2003/29, për vitin 2007. Në këtë ceremoni merrnin pjesë zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj, ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, shefi i Zyrës për mbështetje ekonomike i USAID-it, Naren Chanmugan dhe kryetarët e komunave.
Në hapje të kësaj ceremonie kryeministri Thaçi ka theksuar se takimi i sotëm është shprehje e vullnetit të mirë të Qeverisë, për stimulimin e komunave të Republikës së Kosovës për rezultatet e treguara pozitive që kanë arritur në mbledhjen e tatimit në pronë. “Të gjitha të hyrat që i paguajnë qytetarët e Kosovës për tatimin në pronë përdoren për përmirësimin e shërbimeve komunale dhe zhvillimin e infrastrukturës, siç janë: rrugët, shkollat, qendrat rekreative kulturore dhe sportive, parqet, si dhe të drejtën ekstra që do ta kenë shkollat dhe spitalet për përdorimin e mjeteve vetjake”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Z. Thaçi ka falënderuar të gjitha institucionet ndërkombëtare për mbështetjen që po i japin Kosovës, veçanërisht USAID-in, si ka falënderuar përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga minoritetet, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre po zbatojnë politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke krijuar të hyra nga tatimi në pronë dhe tatimet tjera.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj