24 ore lajme: Kryeministri i Kosoves Thaci i dergon kryeministrit Berisha nje telegram ngushellimi Kryeministri i Kosoves Thaci i dergon kryeministrit Berisha nje telegram ngushellimi ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 March, 2008 01:02:00 Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e vdekjes tragjike të 16 qytetarëve të Shqipërisë. Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi drejtuar kryeministrit Berisha thuhet:Shkëlqesisë së Tij z.Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së ShqipërisëI nderuari z. Kryeministër,Me pikëllim morëm vesh lajmin për vdekjen tragjike të gjashtëmbëdhjetë qytetarëve të Shqipërisë në aksidentin e ditë së sotme. Dhembjes për humbjen e jetëve njerëzore, që Shqipërinë e bëri të shpallë ditë zie, i bashkohet dhembja e gjithë qytetarëve të Kosovës.Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.Me respekt,Hashim Thaçi,Kryeministër i Republikës së Kosovës