Faqja e Pare | Kosova | Nga Qeveria e Kosoves | Kryeministri Thaçi takon ideatorët e obeliskut “NEWBORN”

Kryeministri Thaçi takon ideatorët e obeliskut “NEWBORN”

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur  grupin e te rinjve, të cilët janë ideatorë të obeliskut të pavarësisë “NEWBORN”, të prirë nga z. Fisnik Ismaili.


Kryeministri Thaçi ka thënë se kishte kënaqësinë që t’i takonte të gjithë këto vasha dhe këta djem, që na bënë të ndjehemi krenarë në ditën e shpalljes së pavarësisë, në shtetin tonë të ri, me fillimin e ri, me lindjen e re, me perspektiven dhe përgjegjësinë e re. “Ideja e tyre ka shpërthyer të gjitha mediumet botërore dhe ka bërë që të gjithë të shikojnë se Kosova është shpallur e pavarur, se është lindje e re dhe është një shtet i ri me perspektivë të sigurt në duart e njerëzve të rinj”, është shprehur kryeministri Thaçi.


Ndërsa, kreatori i obeliskut të pavarësisë, z. Fisnik Ismaili, ka falënderuar kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën që i kanë dhënë për të jetësuar projektin e tij, i cili tash ka mbetur edhe si shenjë që e kujton ditën e shpalljes së pavarësisë.

Komente (1 vendosur):

eleganti montreal ne 22 March, 2008 01:31:41
avatar
ju lumte nje gje qe bota e ka pelqyer.no coment bravo

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0