Faqja e Pare | Kosova | Nga Qeveria e Kosoves | Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi fshatrat Bajë dhe Syriganë të Komunës së Skënderajt

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi fshatrat Bajë dhe Syriganë të Komunës së Skënderajt

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot fshatrat Bajë dhe Syriganë të Komunës së Skënderajt, të banuar me shumicë serbe, me ç’rast është pritur ngrohtësisht nga banorët e dy komuniteteve.
 
Kryeministri Thaçi iu ka premtuar banorëve të Bajës dhe Syriganës se do të bëjë më të mirën e mundshme për punësimin e tyre dhe përmirësimin e infrastrukturës. “Kosova është vend me integritet territorial të paprekshëm dhe vend i të gjithë qytetarëve të saj. Ne jemi pranë jush dhe do të punojmë me ju”, është shprehur Thaçi, si dhe ka përgëzuar në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën e mrekullueshme dhe tolerancën që po kultivohet në këtë mjedis ku jetojnë shqiptarë dhe serbë.   
 
Kryeministri ka nënvizuar në një ambient jashtëzakonisht familjar se është i kënaqur që ka parë banorët e Bajës dhe Syriganës duke jetuar dhe punuar bashkë, në tolerancë dhe bashkëjetesë. “Ky është mesazhi më i mirë që mund t’i dërgohet Kosovës dhe botës. Kjo i duhet Kosovës”, ka thënë z.Thaçi.
 
Përfaqësuesi i komunitetit serb, Milutin Kovaqeviq, i ka dëshiruar mirëseardhje kryeministrit Thaçi duke e falënderuar që ka gjetur kohë të takohet me ta dhe të dëgjojë për disa probleme me të cilat ballafaqohen banorët serbë dhe shqiptarë të Bajës dhe Syriganës.
 
Z.Kovaqeviq ka theksuar se situata e sigurisë është përmirësuar shumë vitet e fundit dhe udhëheqja komunale ka bërë shumë në përmirësimin e lirisë së lëvizjes. Përfaqësuesi i komunitetit serb me këtë rast ka parashtruar edhe disa kërkesa që janë preokupim i të gjithë banorëve - përmirësimin e infrastrukturës së fshatit dhe hapjen e mundësive për punë.
 
Edhe përfaqësuesi i komunitetit serb të Syriganës, Milan Tomasheviq, është shprehur me fjalët më të mira për kryeministrin Thaçi, duke thënë se e kishte parë kryeministrin në TV. “Më pëlqen personaliteti yt, po gëzohem që je i ri dhe i bukur. Populli ju ka respektuar, andaj dhe ktheja respektin dhe bëhu i mirë për ta”, i ka thënë Milan Tomasheviq kryeministrit të Republikës së Kosovës.
 
Kryeministri Hashim Thaçi ua ka dhuruar një flamur të Republikës së Kosovës banorëve të Bajës së Komunës së Skenderajt.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Gushte, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Vlereso artikullin
5.00