Gjermania e angazhuar per ndertimin e paqes dhe stabilizimin e rajonit
Zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon pas shpalljes së Deklaratës të Pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, ishin në fokusin e takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrit gjerman të Mbrojtjes, Franz Josef Jung.
Kryeministri Thaçi ka nënvizuar se raportet ndërmjet Prishtinës dhe Berlinit janë tashmë raporte ndërshtetërore dhe ka shprehur mirënjohjen e lartë të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për Qeverinë dhe popullin e Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës, mbështetje kjo që ka rezultuar përfundimisht me krijimin e Kosovës së pavarur. “Do të punojmë ngushtë me të gjitha vendet e komunitetit evropian për një perspektivë të përbashkët. Ne do të kemi bashkëpunim edhe më të avancuar në sferat e zhvillimit ekonomik dhe në fushat tjera. Mbështetja e Gjermanisë ka qenë kruciale për lirinë e Kosovës dhe për tranzicionin, si dhe është kruciale edhe tash për pavarësinë”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Josef Jung, ka theksuar se Gjermania do të jetë e angazhuar edhe në të ardhmen për të kontribuar për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit të rajonit me pjesëmarrjen aktive në misionin e ri evropian në Kosovë, si dhe ka rikonfirmuar sërish qëndrimin e shtetit gjerman për të vazhduar pjesëmarrjen e kontingjentit ushtarak gjerman në kuadër të KFOR-it, si kontribut konkret për ruajtjen e paqes në Kosovë.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj