Faqja e Pare | Kosova | Nga Qeveria e Kosoves | Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, takoi përfaqësuesit e OJQ-së, “Bregu i Veriut” nga Mitrovica

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, takoi përfaqësuesit e OJQ-së, “Bregu i Veriut” nga Mitrovica

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Pamje nga takimi

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, në një takim të zhvilluar me një delegacion të Organizatës Joqeveritare “Bregu i Veriut” nga Mitrovica, është njohur me hallet dhe brengat e qytetarëve të zhvendosur nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës.

Delegacioni i Organizatës Joqeveritare “Bregu i Veriut” ka njohur kryeministrin Thaçi me gjendjen e vështirë sociale-ekonomike të qytetarëve të zhvendosur nga veriu i qytetit të Mitrovicës, si dhe për pamundësinë e shfrytëzimit të pronave të tyre. Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbështetur kthimin dhe shfrytëzimin e pronave të veta për qytetarët e zhvendosur në qytetin e Mitrovicës.
Kryeministri Thaçi ka shprehur angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit, për lirinë e qytetarëve, si dhe për t’ju siguruar kushte për jetë dhe biznes të gjithë qytetarëve në Kosovë.
Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron të shenjtë pronën private dhe angazhohet për sigurimin e pronës së të gjithë qytetarëve të saj në tërë territorin e Kosovës, është shprehur kryeministri Thaçi në takim.
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi ka vlerësuar se realiteti i ri i krijuar në Kosovën e pavarur, do të ofrojë mundësi të reja, të barabarta, për të gjithë qytetarët e Kosovës, që të ndërtojnë një të ardhme të lirë dhe të sigurt.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0