Faqja e Pare | Kosova | Nga Qeveria e Kosoves | Kosova ka shumë halle, por nuk ka asnjë çështje të pazgjidhshme, deklaroi kryeministri Thaçi, pas takimeve të shumta me qytetarë

Kosova ka shumë halle, por nuk ka asnjë çështje të pazgjidhshme, deklaroi kryeministri Thaçi, pas takimeve të shumta me qytetarë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Kryeministri Thaci ne takim me qytetare te Kosoves ne zyren e vet

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, që nga orët e hershme të mëngjesit ka pritur në komunikim të drejtpërdrejtë qindra qytetarë nga vise të ndryshme të Kosovës.
“Duke ju shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit, do të jem në krye të obligimeve për të vazhduar zgjidhjen e problemet konkrete të qytetarëve, - u shpreh kryeministri Thaçi pas takimeve me qytetarë të shumtë, të cilët i takoi në zyrën e tij në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Në këto takime kryeministri Thaçi, ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Kryeministri Thaçi gjatë takimeve të shumta është njohur me hallet individuale dhe të grupeve të ndryshme të shoqërisë sonë dhe ka premtuar angazhimin e tij dhe të qeverisë për të zgjidhur problemet e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Qytetarë të shumtë, dhe delegacione të grupimeve të ndryshme shoqërore kanë përgëzuar kryeministrin Thaçi për pavarësinë Kosovës, për punë e suksesshme të qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministri Thaçi i ka falënderuar të gjithë për besimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e fuqishëm që kanë treguar qytetarët për Qeverinë Kosovës dhe institucionet e shtetit të Kosovës.
“Është nder, kënaqësi, përgjegjësi, por edhe emocion i veçantë, të takoj njerëz të fushave të ndryshme të dijes, të moshave të ndryshme dhe të rajoneve të ndryshme. Unë si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke ju shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit, do të jem në krye të obligimeve që të vazhdojmë të zgjidhim problemet konkrete që kanë qytetarët dhe familjet kosovare”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri Thaçi, që në këto takime me qytetarë shoqërohej nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka shprehur angazhimin e tij në shërbim të çdo qytetari të Kosovës pa dallime etnike, partiake apo edhe fetare. Angazhimi i përbashkët do të lëvizë gjërat më shpejtë përpara, ka thënë kryeministri i Kosovës.
“Pavarësia nuk sjell mrekulli, por me pavarësinë e Kosovës fillon zgjidhja e problemeve të mëdha të grumbulluara për një shekull në Kosovë”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi ka vlerësuar po ashtu se mirëkuptimi, besimi dhe përkrahja masive e qytetarëve të Kosovës, do të kontribuojnë në stabilitetin dhe efikasitetin e institucioneve demokratike të Kosovës. Kjo do të sigurojë vazhdimin e përkushtimit të institucioneve të Kosovës në luftimin e dukurive negative, me qëllim që Kosovën ta shndërrojmë në vend demokratik ku sundon ligji, vend të mirëqenies, vend të zhvillimit, vend të perspektivës evropiane.
Kryeministri ka shprehur angazhimin e tij për të vazhduar takimet me qytetarët e Kosovës dhe që të vazhdojë të komunikimin me ta edhe përmes vizitave në lokalitetet ku jetojnë. Kryeministri është shprehur i bindur se mund të zgjidhen problemet dhe mund të krijohen kushte më të mira për jetë dhe punë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Ta bëjmë çdo qytetar që të ndihet krenar për të jetuar në Kosovën e pavarur, me mundësi të mëdha” është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.
Disa çështje dhe zhvillime të mëdha në shoqërinë tonë janë procese, ka vlerësuar kryeministri, por kjo nuk na pengon që ne të fillojmë të zgjidhim problemet konkrete të qytetarëve tanë. Unë besoj fuqishëm se do të krijohen kushte shumë më të mira për jetë dhe punë në Kosovë, është shprehur kryeministri gjatë bisedave me grupe të shumta qytetarëve, që kishin ardhur për t’u takuar me kryeministrin.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0