24 ore lajme: Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti një grup studentësh të Universitetit të Harvardit Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti një grup studentësh të Universitetit të Harvardit ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 27 March, 2008 04:54:00 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti një grup studentësh të Universitetit të Harvardit, të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë. Presidenti Sejdiu u foli studentëve për procesin e njohjes së Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e institudioneve të vendit tonë për integrimin sa më të shpejtë në familjen e madhe të demokracisë euroatltantike. “Kosova e pavarur është shtet i lirë i të gjithë qytetarëve të saj”, tha Presidenti Sejdiu, duke rikonfirmuar zotimin e institucioneve të Kosovës për ta respektuar në tërësi propozimin e Presidentitn Ahtisari. Ndërsa, studentët nga Harvardi i shtruan Presidentit Sejdiu pyetje të ndryshme, që kishin të bënin me ekonominë, sfidat e shtetit të ri të Kosovës, pritjet dhe ambiciet e qytetarëve tanë etj.