Faqja e Pare | Kosova | Presidenti i Kosoves | Sindi Mekein: “Pavarësia e Kosovës nuk është fundi, por fillimi...”

Sindi Mekein: “Pavarësia e Kosovës nuk është fundi, por fillimi...”

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti Sejdiu pret zonjën Mekein

Sindi Mekein, bashkëshortja e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Xhon Mekein, i siguroi sot udhëheqësit politikë të Kosovës për mbështetjen e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  
Zonja Mekein është anëtare e bordit drejtues të organizatës humanitare "The Halo Trust", e cila merret me çminimin dhe shkatërrimin e armëve të mbetura nga lufta. Ajo tha se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, ka parë jo vetëm rreziqet që vijnë nga minat, por edhe atë çfarë mund të bëhet.

“T'u ndihmohet qytetarëve të Kosovës që të jenë jo vetëm të lirë nga minat, por edhe të jenë ekonomikisht të fuqishëm. Që ta marrin këtë pavarësi të mrekullueshme jo si fund, por si një fillim”, - tha ajo.

Zonja Mekein i siguroi qytetarët e Kosovës edhe për mbështetjen e senatorit Xhon Mekein, kandidat republikan por postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

“Ju keni një mik të fuqishëm tek Shtetet e Bashkuara dhe një mik të madh tek im shoq dhe ne presim së bashku një miqësi të gjatë më vendin tuaj”, - tha zonja Mekein.

Organizata pjesë e së cilës është zonja Mekein, ishte ndër të parat që u morën me çminimin në Kosovën që doli nga lufta me më shumë se 600 zona të minuara nga forcat serbe dhe me mbetje bombash e municionesh të ndryshme.

Mbi 100 vetë kanë humbur jetën dhe mbi 400 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet e minave dhe mjeteve tjera të mbetura nga lufta në vend.

Komente (1 vendosur):

bal balija ne 26 March, 2008 12:54:46
avatar
hahaa more fatmir sejdiu te paska ra shiu ne kollomoq hahaa me bjonde prej usa po rrin o njeri shum shum mir a B92: veq te para
kerkush more spo shkrun ma sikur per para apo spo din nashta me u regjistrue einlogen ahahha

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0