24 ore lajme: Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu uron gjithe besimtaret per festen e Pashkeve Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu uron gjithe besimtaret per festen e Pashkeve ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 23 March, 2008 05:19:00 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu me rastin e festës së Pashkëve përgëzoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe besimtarët e krishterë me dëshirat më të mira për paqe, stabilitet dhe demokraci në vend dhe në botë. Në urimin e Presidentit Sejdiu thuhet: Këto janë Pashkët e para në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, të njohur nga shumë vende tona mike anekënd globit, janë Pashkët në Kosovën e ringjallur dhe plot shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. Në këtë ditë të Pashkëve të bardha, që simbolizojnë ringjalljen e Krishtit, le ta thellojmë edhe më shumë dashurinë për njëri-tjetrin, sepse njeriu si qenie e Zotit gjithnjë jeton në ringjallje. Urime të sinqerta ushtarëve dhe komandantëve të NATO-s/ KFOR-it, që ditë e natë po kujdesen për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë, UNMIK-ut, ambasadave dhe misioneve të tjera të jashtme diplomatike në Kosovë. Zoti e Bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj të mirë!