Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu uron gjithe besimtaret per festen e Pashkeve
Në urimin e Presidentit Sejdiu thuhet: Këto janë Pashkët e para në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, të njohur nga shumë vende tona mike anekënd globit, janë Pashkët në Kosovën e ringjallur dhe plot shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.
Në këtë ditë të Pashkëve të bardha, që simbolizojnë ringjalljen e Krishtit, le ta thellojmë edhe më shumë dashurinë për njëri-tjetrin, sepse njeriu si qenie e Zotit gjithnjë jeton në ringjallje.
Urime të sinqerta ushtarëve dhe komandantëve të NATO-s/ KFOR-it, që ditë e natë po kujdesen për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë, UNMIK-ut, ambasadave dhe misioneve të tjera të jashtme diplomatike në Kosovë.
Zoti e Bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj të mirë!
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (5 vendosur):
Vendosni komentin tuaj