24 ore lajme: Prishtinë: Kryeministri Hashim Thaçi u takua me përfaqësuesit e bashkësive fetare të Kosovës Prishtinë: Kryeministri Hashim Thaçi u takua me përfaqësuesit e bashkësive fetare të Kosovës ================================================================================ 24-ore.com on 16 February, 2008 01:17:00 Kosova gjithmonë ka treguar kulturë fetare, të besimit dhe bashkëjetesës. Andaj edhe në festën e madhe të pavarësisë së Kosovës do të jetë në frymën e këtyre virtyteve të larta që ka Kosova. Kosova ka ditur të festojë në mënyrë të dinjitetshme gjithmonë sikurse që edhe vuajtjet e mëdha që ka pasur i ka kaluar me dinjitet. Kryeministri i Kosovës sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë ashtu siç din kosovaret në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto komente kryeministri i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësuesit e bashkësive fetare. Qytetarët nëpërmjet kësaj feste të madhe duhet ta japin edhe mesazhin e paqes e tolerancës ndër fetare. Kështu kanë përsëritur përfaqësuesit e bashkësisë Islame dhe asaj Katolike në vend, pas takimit që kanë pasur me kryeministrin Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi në këtë takim kishte ftuar edhe përfaqësuesin e kishës Ortodokse Serbe, mirëpo ai ka bojkotuar këtë ftesë.