Faqja e Pare | Kosova | Politika | Sejdiu: Veprimi i kryeministrit Thaçi është mbi bazë të dispozitave kushtetuese për organizimin e Qeverisë

Sejdiu: Veprimi i kryeministrit Thaçi është mbi bazë të dispozitave kushtetuese për organizimin e Qeverisë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Duke komentuar shkarkimin e djeshëm të zv/ministrit Osmani, presidenti Sejdiu ka thënë sot se kryeministri Thaçi ka vepruar mbi bazë të dispozitave kushtetues dhe të asaj pjese që është rregullore mbi organizimin e Qeverisë. Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se masa e shkarkimit nga detyra për zëvendësministrin e Tregtsë dhe Industrisë, Naser Osmani, nuk ka të bëj me individin apo partinë, por me normat dhe rregullat me të cilat udhëhiqet Qeveria që e drejton ai. 
Presidenti Sejdiu, i cili ka të ngrirë postin e kryetarit të LDK-së, veprimin e djeshëm të kryeministrit Thaçi për shkarkimin nga detyra të zv/ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Naser Osmani, pas incidentit verbal me ministrin e Transportit dhe Post-telekomunikacionit, Fatmir Limaj, në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kosovës, e ka komentuar vetëm nga funksioni i Presidentit, duke theksuar se në momentin aktual Kosova ka tepër nevojë për stabilitet institucional.

Presidenti Sejdiu tha se do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e Presidentit duke inkurajuar komunikimin e mirë mes partnerëve të koalicionit, por edhe mes pozitës e opozitës dhe ka shtuar se është e nevojshme që të ketë veprime racionale.

Ndërsa i pyetur nëse ishte vendim racional ndëshkimi i vetëm njërit nga pjesëmarrësit në incident ai u shpreh:

“Natyrisht se kryeministri ka vepruar mbi bazë të dispozitave kushtetues dhe të asaj pjese që është rregullore mbi organizimin e Qeverisë.
Ne do të komunikojmë edhe më tej, në mënyrën më të mirë të mundshme që qeverisja në Kosovë të jetë efektive dhe e suksesshme dhe pa pasur momente që mund të krijojnë disonanca të caktuara”, ka thënë presidenti Sejdiu

Ndërsa kryeministri Thaçi duke komentuar vendimin tij të djeshëm ka thënë: “ Kjo çështje nuk ka të bëjë fare me emrin, nuk ka të bëjë fare me partinë, por ka të bëjë me normat, rregullat dhe parimet mbi të cilat punoj unë si Kryeministër i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës”.

Ndërsa presidenti Sejdiu ka theksuar edhe nevojën e stabilitetit politik në këtë fazë të rëndësishme nëpër të cilën po kalon vendi.
 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0