Faqja e Pare | Kosova | Politika | Kryesia e LDK-së nuk pranon vendimin e kryeministrit për shkarkimin e zv/ministrit Naser Osmani

Kryesia e LDK-së nuk pranon vendimin e kryeministrit për shkarkimin e zv/ministrit Naser Osmani

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Kryesia e LDK-së, nuk e ka pranuar vendimin e djeshëm të kryeministrit Thaçi për shkarkimin e zëvendësministrit të Tregtisë, Naser Osmanit pas incidentit të ndodhur në seancën e djeshme të Parlamentit. Kryesia e partisë që është pjesë e qeverisë, konsideron se vendimi i djeshëm i kryeministrit ka qenë i ngutshëm dhe paraqet shkelje të marrëveshjes për krijimin e koalicionit. Ndërkohë i përfshiri në ngjarjen e djeshme në parlament, anëtari i kryesisë së LDK-s, Naser Osmani ka paralajmëruar mundësinë e daljes së LDK-së nga koalicioni qeverisës nëse kryeministri nuk e tërheq vendimin. Incidenti i djeshëm në seancën e parlamentit ndërmjet ministrit Limaj dhe zëvendësministrit Osmani, ka shkaktuar krizë në koalicionin qeverisës PDK-LDK. Kryesia e LDK-së, pas një mbledhje të jashtëzakonshme, ka dalë me qëndrimin se nuk e pranon vendimin e kryeministrit Hashim Thaçi, për shkarkimin e zëvendësministrit Naser Osmani. Qëndrimin e Kryesisë, pas mbledhjes, e ka paraqitur njeri prej nënkryetarëve të LDK-s, Fadil Ferati. “Kryesia e LDK-së, konsideron që vendim-shkarkimi i zv/ministrit Osmani nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi është vendim i ngutshëm dhe shkelje e marrëveshjes së partneritetit qeverisës. Kryesia e LDK-së kërkon që krerët e koalicionit qeverisës të ulën dhe të diskutojnë në kohën me të shpejtë të mundshme, për ta shqyrtuar rastin në fjalë, dhe, deri atëherë kryesia jonë e konsideron çështjen të pazgjidhur” , ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Fadil Ferati. Ndërkohë i përfshiri në incidentin e djeshëm Naser Osmani që është edhe anëtar i kryesisë së LDK-s, ka thënë se partia e tij është unike në mbrojtje të unitetit të LDK-s. Osmani ka folur edhe për një krizë të thellë që e ka kapluar koalicionin LDK-PDK. “Është çështje që do të diskutohet shumë seriozisht sepse ky koalicion ka hyrë në një krizë të thellë”, ka thënë Osmani. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se mos, duke mbrojtur dinjitetin e LDK-së, mund të vijë deri te prishja e koalicionit qeverisës, Osmani ka thënë se “ nëse duhet edhe ajo do të ndodhë”. Deri në këtë qaste askush nga zyrtarët e Qeverisë nga radhët e PDK-s, nuk i ka komentuar qëndrimet e kryesisë së partnerit në koalicion LDK-s.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0