Ramush Haradinaj priti në takim të veçantë Lartësinë e tij Leka II, Princi i Shqiptarëve
Sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj priti në takim të veçantë Lartësinë e tij Leka II, Princi i Shqiptarëve, i cili po qëndron në Kosovën e Pavarur për të vizituar dhe festuar kthimin dhe fitoren e ish-kryeministrit z. Ramush Haradinaj. Kjo vizitë është bërë enkas për tu takuar dhe uruar ish-kryeministrin Haradinaj për fitoren e tij dhe gjithë shqiptarëve.
Gjatë takimit u diskutuan tema me interes të ndërsjellë gjithë-kombëtar, duke përfshirë situatën në Kosovë dhe zhvillimet në rajon.
Z. Haradinaj falënderoj Familjen Mbretërore për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë çështjes së Kosovës dhe fitores së drejtësisë ndërkombëtare, thuhet në një komunikatë të përbashkët për media, të lëshuar sot nga Zyra për informim e AAK-së dhe e Oborrit Mbretëror.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj